Jamie Oliver ka këtë ide fantastike për akullin në frigorifer
E Martë 11 Gusht 2020, 16:56
TiranaPost
Një sugjerim për ditët e nxehta vjen nga chef-i i njohur britanik i kuzhinës, Jamie Oliver.
Ai sjell një ide kaq praktike dhe njëherësh gjeniale. Para se të vendosni mbajtësen e kubave të akujve në ngrirje, hidhni brenda tyre copa frutash, erëza apo lule të ngrënshme.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë pijen tuaj të preferuar të verës më interesante dhe tërheqëse, ndërsa e mbani të ftohtë.
Do ta provoni?