Ja pse nuk duhet ta lani kurrë gjelin e detit përpara gatimit
Nuk ka gjë më të sikletshme sesa të prekësh një pulë apo gjel, prej aromës dhe prej lëkurës së rrëshqitshme.
Shpëlarja e gjelit tuaj nuk do të shpëtojë nga bakteret e padëshiruara. Kjo është praktikisht e pamundur. Përkundrazi, larja e tij mund të rrisë mundësinë e përhapjes së baktereve. Kjo është për shkak se uji që spërkatet nga gjeli në sipërfaqe të tjera përhap bakteret dhe krijon një mundësi reale për kontaminim.
Rreziku i kontaminimit të tërthortë përmes larjes së shpendëve është shumë më i madh sesa futja e tij në furrë pa e larë, gjë që e bën rrezikun pothuajse zero. Kjo pasi në furrë gjeli do të piqet me 250 gradë.
Mënyra më e mirë për të hequr qafe bakteret në gjelin e detit është ta gatuani atë. Dhe sigurohuni që t'i lani duart mirë pasi ta marinoni.
Rekomandohet larja e duarve për 20 sekonda me sapun dhe ujë të ngrohtë. Nëse ndonjë sipërfaqe e kuzhinës tuaj bie në kontakt me mishin e shpendëve të pagatuar, lajini ato me ujë të nxehtë dhe me sapun. Thjesht mos e lani kurrë gjelin.