‘Espresso Martini’ pija verore më e çuditshme dhe më në modë
Njerëzit kanë mundur më në fund të dalin nga shtëpitë e të shijojnë koktejet pas izolimit dhe ua kanë lënë në dorë specialistëve. Duket se moda ndjek edhe banakun e pijeve dhe ajo më IN është “Ekspres Martini”.
Mund të duket u çuditshëm kombinimi i alkoolit me kafenë, por ja që po preferohet nga të gjithë.
Si përgatitet?
Rreth 50 ml vodka, 25 ml liker kafeje, 50 ml ekspres dhe 25 ml shurup të thjeshtë në një “shaker” të mbushur me akull që duhet të shkundet derisa të bashkohet dhe ftohet mirë. Më pas kullojeni në një gotë dhe zbukurojeni me disa kokrra kafeje.
Historia
Daton herët historia. Banakeri nga Londra dhe mbreti i koktejeve Dick Bradsell shpiku “Espresso Martini” në Fred's Club në fund të viteve 1980 kur një modele e re në atë kohë, që tani është e famshme hyri dhe i tha: “A mund të më bësh një pije që do të më zgjojë dhe do më mbajë zgjuar gjatë?”
Ekzistojnë teori të ndryshme rreth identitetit të kësaj modeleje apo faktit nëse ajo vërtet ishte modele apo jo, por Bradsell preferoi ta ruante elementin e misterit.
Emri i saj fillestar ishte “vodka espresso” që evoluoi në “espresso martini”.
A është “Espresso Martini” e dëmshme?
Mund të sigurojë një nxitje këndshme të energjisë, por sigurisht që nuk është diçka e shëndetshme. Kafeja dhe alkooli janë dy nga pijet më dehidratuese, kështu që një kombinim i të dyjave do kërkonte konsumim të ndjeshëm të ujit.
Kafja është një stimulues kurse alkooli të përgjum, kështu që trupi juaj po bën veprime të ndryshme në të njëjtën kohë, të cilat mund të mos jenë ideale, ndaj me këtë pije nuk duhet tepruar. Ekspertët thonë se një kombinim i tillë mund t`ju lërë pa gjumë gjithë natën. Ndaj në ditët e verës e kur je me pushime mund ta provosh. Që të mos mbetesh pa provuar pijen e kësaj vere.