Shije

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do, në recetat për njerëzit që e duan

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Ditë jave, me shi, ora diku rreth 11:00 dhe thashë me vete: Pse nuk dola një xhiro nga Bana's? Nuk i kisha provuar deri në ato momente as të ëmblat e as të kripurat e Bana's.

Mund të kisha zgjedhur të porositja në POK, aplikacionin online, në çdo ditë të javës e në çdo orar të ditës, po nuk doja. Të paktën herën e parë ma kishte qejfi të shkoja vetë atje. Pse jo, nëse kisha fat, mund të ndeshja edhe Arbanën. Se nëse ka ndonjë që s'e di akoma, Bana's është krijuar dhe menaxhohet nga Arbana Osmani.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Sapo ngjita shkallët e Piramidës dhe si për çudinë e një njeriu që me orientimin nuk i ka punët mirë, e gjeta lehtë fare.

Hyra dhe çdo gjë e bardhë, pana e në ngjyra neutrale, pastër dhe një ndjesi freskie që vinte nga një verandë e lezetshme, të cilën e shijova për 7 palë qejfe se dielli doli shpejt pas shiut.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

U ndala tek banaku si fillim dhe hëmmm, ngeca. Më intrigonte shumë sanduiçi Alba, meqë "vdes" për tartufin, po aty ngjitur ishte sanduiçi Berati, që s'mund ta lija pa provuar, meqë mban emrin e qytetit tim. Si ishte? Yummy!

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Ora disi e vonë për mëngjes nuk ishte në favorin tim. Brioshët më pistakë i kishin grirë, kështu që mora atë klasikun me çokollatë. Preferoj të zezën gjithmonë dhe ishte fantastik. Përshkruar me një fjalë "shkërmoqej" njësoj si ato ëmbëlsirat që gatuan pa hile mami në shtëpi.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Ndoshta vjen me moshën që edhe kur zgjedh të hash jashtë, kërkon atë shijen dhe aromën e shtëpisë. Dhe Bana's ka qasjen e duhur pasi çdo gjë bëhet vetë. Që nga kremi i pastiçerisë, pesto, çdo gjë, edhe brumi i pastave. Vetëm se këtë herë pastat i mora me vete sipas preferencave të larmishme familjare.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Porosita një Ravioli me pesto, po pesto e bërë vetë që dallohej qartë që në ngjyrë e aromë, në shije po e po.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Ravioli 4 djathërat, që siç i thonë një shprehje "t'i haje e të vdisje".

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Ravioli me domate e borzilok për veganin e familjes.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Dhe ravioli me kërpudha e tartuf për veten si fanse e tartufit.

I shkëmbyem pak me njëri tjetrin për t'i provuar të gjitha shijet dhe mund të them pa m'u dridhur dora se ishin raviolit më të mirë që kishim provuar.

Po le të kthehemi edhe njëherë tek veranda e Bana's...

Teksa po shijoja brioshin pas atij sanduiçi bujar dhe po pija lëngun e mollës, isha duke admiruar këdo që po shikoja. Mbase ushqimi i mirë po më bënte ta shikoja realitetin me një sy më optimist. Ose mbase gjithçka funksiononte vërtet perfekt.

Po admiroja vajzat që shërbenin me buzëqeshje dhe shkathtësi, por sidomos një zonjë në moshë, që ishte gjatë gjithë kohës me një leckë në dorë. Aty kuptova pse tek Bana's sapo hyje të binte në sy bardhësia... Gjithçka e ka një shpjegim.

Po admiroja ata që hynin e dilnin për të provuar recetat e Arbanës të mbledhura e kombinuara me kujdes rreth e rrotull Italisë. Me shumë mundësi, nëse vinin për herë të parë e bënin prej fuqisë së famës të Arbanës, por ushqimi, ëmbëlsirat, tiramisuja, profiteroli, pastat do t'i bënin të vinin sërish.

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,

Po admiroja mprehtësinë e Arbanës sesi nga libri i parë i gatimit, "Receta për njerëzit që dua", arriti të krijojë vetëm falë pasionit një zinxhir të Bana's me receta për njerëzit që e duan.

E kështu nëpër mendime u shfaq edhe Arbana. E takova... Çfarë i thashë e çfarë më tha? Jo more, dashkeni ju 😂 Sot doja t'ju tregoja vetëm për Bana's!

Bana's e Arbana Osmanit, nga recetat për njerëzit që do,