A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne shqiptarët, më e vjetra në botë?

Edhe pse qiqrat dhe fasulet nuk futen në kategorinë e të ëmblave, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra në botë, madje ata që e kanë provuar, thonë se është edhe me e shijshmja në botë.
E beson apo jo, kjo ëmbëlsirë quhet ashure.
Sipas traditës islame, ashurja - e cila shpesh quhet 'Pudingu i Noes' - u përgatit si një pjatë feste nga familja e profetit pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe mbetën të izoluar në mal pa pothuajse asgjë. Legjenda thotë se ëmbëlsira u krijua me rreth 12 kokrra frutash të thata, arrash dhe bishtajoresh të ndryshme. Ajo u krijua duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në arkë.
Pjata është e ëmbël, e pasur në vlera dhe me shije frutash. Kur përgatitet e nxehtë është e lëngshme. Kurse, kur ftohet, ngrin si xhelatinë. Ashtu si ashurja që gatuhet edhe në Shqipëri.
Përveç kurorës si ëmbëlsira më e vjetër në botë, e njohur deri tani, ajo ka edhe një vlerë shpirtërore për Turqinë, prej legjendës.
Ashure do të thotë '10' në arabisht dhe i referohet ditës së dhjetë të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet në shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut.
Ndërsa ka receta të panumërta për këtë ëmbëlsirë, përbërësit e zakonshëm përfshijnë qiqrat, fasulet, drithërat, arrat dhe frutat.