Shije

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Dje publikuam 4 profilet e huaja të Instagramit, me gatime, që nuk duhen humbur. Sot do prezantojmë 5 shqiptare.

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Linku

E para është Adda`s All, që menaxhohet nga Uarda Shahinaj, blogere ushqimi dhe nutricioniste. Gati çdo ditë ndan receta të ndryshme, tradicionale, mesdhetare, të huaja, por të gjithë të shëndetshme. Gati 27 mijë njerëz kanë në dispozicion mbi 3 mijë receta vetëm në Instagram, se Adda ka edhe blogun.

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Linku

E dyta është Linda Fishta. E keni parë tek programi i saj i gatimit në Living, por Linda ka edhe një profil aktiv në Instagram me mbi 900 receta. Linda ka botuar dy libra gatimi “200 receta” dhe “Në kuzhinën e Lindës”.

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Linku

I treti është një chef. Është Juli Zguro nga dora e të cilit keni provuar diçka me siguri. Në mos nuk keni qenë ndonjëherë tek Tribe, keni provuar sushi-t e Millenium, e nëse s`keni qenë as atje atëherë në Korçë tek Life Gallery apo tek Folie Marine në verë keni qenë me siguri. Përveç pasionit për gatimit dhe eksperiencës, chef Juli udhëton shumë dhe provon kështu kuzhina të ndryshme që më pas i integron në kuzhinën shqiptare duke sjellë gjithmonë risi. Në profilin e Julit nuk gjen receta, por vetëm përfundimin, pjatat me shije sa për të hapur oreksin.

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Linku

Dy të fundit janë Rudy Ajdini dhe Eneda`s Pasta, të sugjeruar nga ndjekësit e Tiranapost.

5 profile në Instagram që të shtojnë oreksin

Linku

Të dyja shqiptare që jetojnë në Itali prezantojnë vazhdimisht receta në profilet e tyre.

Rudy i krijon me figura të bukura, për të qenë më tërheqëse për fëmijët e vegjël, kurse Eneda është specialiste e pastave. Nëse je adhurues i makaronave dhe gjithë llojeve të tyre e salcave shoqëruese, duhet ta ndjekësh këtë profil. Që herës tjetër t`i bësh me dorë edhe makaronat.