Shije

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për të gatuar shpejt, për të pritur miqtë të dielën, për të ëndërruar

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për

Instagrami ia kalon çdo libri gatimi se ofron një larmirshmëri recetash, nga shtete e kultura të ndryshme, të mbledhura në të njëjtin vend. Sot do të të tregojmë katër adresa speciale që ndoshta nuk i ndjek akoma, por që ia vlejnë.

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për

Linku

I pari është Alain Passard që bën një shoë gatimi në televizion, gatuan në restorantin e tij “L’Arpege” në Paris, ku ha edhe Macron e ku duhet të rezervosh një muaj para, bën libra gatimi dhe poston receta në profilin e tij në Instagram me 408 mijë ndjekës.

Nëse nuk di frëngjisht, pa problem. Alain i shpërndan edhe anglisht recetat e tij.

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për

Linku

1.3 milionë njerëz ndjekin italianin Massimo Bottura, chef-in italian me tre yje mikelin, pronar në Osteria Francescana. Massimo ka fituar çmime dhe ka një dokumentar në Netflix. Ai është njeriu që çoi para artin e tortelinit e gjysheve italiane. Massimo guxoi i pari për të pasur restorant me yje dhe tani Osteria Francescana është në 5 më të mirët e Italisë dhe 50 më të mirët e botës. Massimo jeton në Modena. Atë e zbuloi për herë të parë një gazetar. I mbetur në rrugë, pa ngrënë, u fut dhe hëngri në restorantin që s`shkelte njeri se italianët e donin pjatën plot me tortelini e jo të mbushur vetëm fundin e pjatës. Gazetari e bëri aq të famshëm, sa edhe këtu duhet të prenotosh muaj pëpara për një tryezë.

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për

Linku

E treta është një grua që nisi të gatuante që e vogël përkrah nënës së saj. Barbara Pollastrini lindi në Romë, por me qëllimin për t`u bërë ndërkombëtarisht e famshme u shpërngul nga Italia në Los Angeles. Ajo është një nga 40 Ambasadorët e Shijes në Botë. E përbashkëta e çdo pjate të saj janë lulet. Në secilën prej tyre ka estetikë dhe përherë lule. Barbara bën art me to, edhe në filma. Pjatat e saj kanë qenë pjesë e disa filmave të njohur si “He`s just not that into you” apo “The girl With the dragon tattoo” dhe kanë marrë edhe çmime.

4 adresa të huaja që duhet të ndiqni në Instagram: Për

Linku

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është profili "GialloZafferano" që i ka të gjitha. Nga antipasta, pjata e parë, e dytë e deri tek ëmbëlsirat. Kështu janë të ndara edhe në blog. 1.1 milion ndjekës i ka vetëm në Instagram. Blogun e nisi Sonia Peronaci, kurse pas largimit të saj menaxhohet nga disa chef-a.

*Nesër do postojmë adresa nga Shqipëria. Na shkruani nëse keni bërë një zbulim dhe ne e përfshijmë në artikull. Nuk i duam të famshëm, por adresa sekrete dhe vërtet gjeniale.