Shije

2 mënyra dhe 3 porosi për ta bërë Salmonin perfekt

2 mënyra dhe 3 porosi për ta bërë Salmonin perfekt

Para se të fillosh me gatitmin duhet të dish diçka: Zgjidh copëzën më të madhe të salmonit që gjen në dyqan. Më mirë akoma do ishte të blije shpatullën e peshkut që është kastile për fileto.

Sigurohu që tigani të jetë prej gize dhe të mos ngjisë.

Të duhen një palë pinca të vogla me majë piruni që ta kapësh lehtësisht fileton.

Madhësia e salmonit është shumë e rëndësishme. Nëse ke blerë një fileto të vogël atëherë mund ta përdorësh për një vakt të shpejt gjatë javës, nëse është një shpatull e tërë atëherë fare mirë shërben si pjatë kryesore në një darkë elegante.

Si fillim hiqini kockat. Zakonisht një fileto e tërë mund të ketë deri në 20 kocka.

Për ta skuqur

Mund ta gatuani shpejt në pak yndyrë dhe në nxehtësi mjaft të lartë. Metoda është e lehtë dhe e shpejtë dhe funksionon më mirë për filetot. Në një tigan jo ngjitës, shkrini rreth 1 lugë gjelle gjalpë në nxehtësi mesatare dhe gatuajeni derisa shkuma të qetësohet dhe të kthehet në ngjyrë ari të thellë, rreth 3 minuta. Shto fileton me kripën dhe piperin dhe lëreni pa e kthyer për 6 minuta, derisa peshku të marrë ngjyrë kafe të thellë. Pastaj kthejeni në anën tjetër dhe skuqeni edhe për 2 deri në 4 minuta më shumë.

Për ta zierë

Mbushni një tigan me ujë të mjaftueshëm për të mbuluar një fileto dhe hidh brenda peshkun, një sasi të vogël në kripë, disa kokrra speci djegës dhe një gjethe dafine. Mbulojeni tiganin dhe lëreni peshkun të gatuhet për 20 deri në 30 minuta.

*Artikulli i NY Times u përshtat në shqip nga Tiranapost.al