10 qirinj aromatikë pranverorë për t'u ndjerë të relaksuar në shtëpi, nuk janë dhe aq të lirë
Ndërsa i afrohemi normalitetit të ri, larg dimrit të zymtë dhe pranë stinës së pranverës, gjithçka duket më qetë. Por kur vjen puna tek qëndrimi në shtëpi, nevojiten disa elementë për tu ndjerë më komodë, më të relaksuar dhe ç'është më e rëndësishmja, për të ruajtur gjendjen e humorit.
Për këtë ndihmojnë qirinjtë aromatikë pranverorë. Aromat janë të ndryshme, po ashtu edhe gustot që kanë secili prej nesh. Vogue ka listuar qirinjtë pranverorë me aromat më të preferuara, nga ato më të lehtat tek ato më të fortat. Nëse shihni çmimet nuk janë dhe aq lira.
1-Maison Margiela, $62, kombinim i aromës së dardhës, zambakut dhe myshkut.
2-Antik Lakay Victory, 32$, kombinim i aromës së kakaos, trëndafilit De Mai dhe vaniljes.
3-NEST New York Wild Mint & Eucalyptus, 44 dollarë, kombinim i aromës nenexhik të egër, borziloku dhe xhenxhefil.
4-Floral Street Sunshine Bloom, 40 dollarë, kombinim i aromës me arrë kokosi, jasemin dhe myshk.
5-Malin + Goetz Bergamot, 55 dollarë, aroma e kombinuar me xhenxhefil dhe kardamom, myshk dhe dru.
6-Joya Composition No. 1 66 dollarë. Përzierje lulesh si heliotropi dhe tuberoza dhe dru i butë.
7-La Boticá Ceremony Candle, 68 dollarë. Aroma e kombinuar me drurin e kedrit të tymosur.
8-Krigler Lovely Patchouli 55 Classic, 125 dollarë, aroma e kombinuar me patchouli dhe bergamot.
9-Boy Smells Petal , 32 dollarë, aroma e kombinuar me lule të freskëta pemësh, trëndafili dhe patchouli.
10-Henry Rose Last Light, 65 dollarë, aroma e kombinuar me myshk të freskët, pemë pyjesh dhe patchouli.
*Tiranapost.al.