Shënime në Blog

Unë si Kuazimodo? I fuqishëm shpirtërisht dhe pamjes fizike nuk i detyrohem asgjë

Jetoj në Dublin. Irlandezët kanë karakter të jashtëzakonshëm: janë gazmorë, të ndihmojnë gjithmonë, pra ekziston një atmosferë shumë e bukur. E përveç kësaj, nuk dua të jetoj në një vend ku më njohin të gjithë. Dua të rifitoj vetveten, dhe më shumë se për profilin tim prej artisti, dua të kujdesem për veten në radhë të parë si njeri, të mos më kapë ankthi se ç’do të sjellë fakti që jam i njohur, sepse fama mund ta shndërrojë njeriun, mënyrën e tij të të menduarit, të sjelljes, qoftë edhe mënyrën se si argëtohet.

Unë si Kuazimodo? I fuqishëm shpirtërisht dhe pamjes fizike nuk i

Ka diçka që nuk arrin ta rrokësh kur sheh e dëgjon “Notre Dame de Paris”. Këtë ndjesi as nuk e përkufizon dot, sepse nuk është racionale, por e dallon sepse edhe nëse nuk do, edhe nëse nuk beson, është sikur në një moment të caktuar të gjendesh brenda spektaklit. Ndoshta mund të kuptoni se ç’është kjo ndjesi, nëse duke kënduar shihni Riccardo Cocciante-n.

Këtë vit, në njëzetë vjetorin e “Notre Dame” në italisht, në Milano do të risillet sërish e gjithë vepra, që në njëzetë vite vetëm versioni italian është vënë në skenë 1346 herë, në total 5400 herë në 20 vende, përkthyer në 20 gjuhë për 13 milionë spektatorë. Një mrekulli.

Ju jeni italian nga babai dhe francez nga mamaja. Ku jetoni më së shumti, në Itali apo në Francë?
Prej njëzetë vitesh jetoj në Dublin.

Si vallë keni zgjedhur një vend anglosakson?
Është një zgjedhje që i detyrohet një fakti artistik: kur po mendoja se si të rendisja në harmoni pjesët e “Notre Dame” më qëlloi të dëgjoja “Riverdance”, një disk shumë i bukur i një kompozitori të quajtur Bill Whelan. Caktova një takim me të në Irlandë dhe prej atij momenti lindi dashuria ime për këtë vend, që duhet thënë është një tokë shumë e ndryshme nga Anglia. Irlandezët kanë karakter të jashtëzakonshëm: janë gazmorë, të ndihmojnë gjithmonë, pra ekziston një atmosferë shumë e bukur. E përveç kësaj, nuk dua të jetoj në një vend ku më njohin të gjithë. Dua të rifitoj vetveten, dhe më shumë se për profilin tim prej artisti, dua të kujdesem për veten në radhë të parë si njeri, të mos më kapë ankthi se ç’do të sjellë fakti që jam i njohur, sepse fama mund ta shndërrojë njeriun, mënyrën e tij të të menduarit, të sjelljes, qoftë edhe mënyrën se si argëtohet. E kështu mund t’i heqë frymëzimin. Kështu mora dhe këtë vendim: të qëndroj në Europë, por paksa jashtë saj.

Si lindi “Notre Dame de Paris”?
Me Luc Plamondon kisha njohje të vjetër dhe punoja prej kohësh. Ai është autori i teksteve origjinale në frëngjisht. Një ditë më propozoi të bënim diçka mbi Notre-Dame de Paris të Victor Hugo. Në fillim isha i mëdyshur dhe refuzova. Mendoja se nuk isha në gjendje ta arrija diçka të tillë. Historia e shkruar nga Hugo është aq e bukur, aq sa mendoja se krahasimi ishte i pamëshirshëm. Por ndërsa punoja për të krijuar disa melodi, u përfshiva gjithnjë e më shumë dhe u krijuan nja dhjetë pjesë që do të ishin ndër më të rëndësishmet të Notre Dame.

Unë si Kuazimodo? I fuqishëm shpirtërisht dhe pamjes fizike nuk i

Cila ishte pjesa e parë muzikore?
Pikërisht “Belle”: kur Luc dëgjoi ato katër rreshtat e parë që kisha kompozuar, pllakosi një heshtje e gjatë teksa shiheshim në sy. Në fund tha “Uau! Ia vlen të punojmë për këtë gjë.” Më zunë ethet e kompozimit. Unë e dija se kisha aftësinë për të kompozuar këngë, por kjo është diçka. Tjetër gjë është të këndosh, por të krijosh një opera të tërë me një një histori që lidh të gjitha pjesët e saj, është komplet gjë tjetër. Me kalimin e kohës, duke rimenduar gjithë sa bëra, kuptova sse në të shkuarën time kishte ndodhur diçka e ngjashme. E kam kaluar fëmijërinë duke dëgjuar opera fillimisht në Saigon dhe pastaj në Romë, dhe albumi im i parë “Mu” ishte ai që quhet “concept album”.

Çfarë është Notre Dame de Paris? Di që ju nuk e keni fort me qejf të përdoret termi “muzikal”…
Që në fillim e kishim të qartë se nuk donim as një komedi muzikore dhe as një opera klasike, por një opera të ditëve të sotme. Unë kam dëshirë ta quaj “opera popullore”. Dallimi kryesor është se në ato raste ka disa fjalë të folura, ndërsa ne i kemi shmangur.

Pse jo thjesht “opera”?
Jo, opera janë ato të Puccini-t, të Verdi-t dhe unë nuk dua që as së largu të krahasohem me këta autorë të mëdhenj, por guxoj ta përdor këtë term sepse është një term teknik që tregon se për çfarë bëhet fjalë. Kam dashur të shkëputem nga idea tepër e respektuar anglosaksone e muzikalit, pikërisht për të rimarrë identitetin tim italian dhe francez. Në fakt, vepra ka shumë melodi që absolutisht nuk e kanë karakteristikën e një muzikali: ka një mënyrë tjetër për të kompozuar, për të organizuar dhe gjithashtu për të zgjedhur personazhet që janë këngëtarë dhe jo aktorë. Nuk ka arie, por këngë. Me pak fjalë, dolëm kundër të gjitha rregullave.

Edhe procesi kreativ ka shkuar kundër parimeve të operës: u nisët nga muzika, jo nga teksti.
Saktësisht kështu, sepse Plamondon ashtu si edhe Mogol dhe shumë autorë të tjerë, kanë nevojë për muzikën për t’u shprehur me fjalë.

Çfarë tipi është Plamondon?
Eh, ai është paksa e kundërta ime: unë jam shumë i rezervuar, ndërsa ai pëlqen të flasë, të duket. Por është shumë i zoti, arrin të duket i thjeshtë, në një kohë që nuk është aspak i tillë, dhe jeton me një këmbë në të ardhmen. Dhe është pikërisht ky kombinim, kjo përplasje mes nesh që për mendimin tim ka funksionuar: i dua kontrastet. Por nuk janë gjithmonë të mirëqena.

Është e vërtetë se versionin italisht donte ta bënte Pasquale Panella?
Po dhe më ka habitur. Realizoi tekste me shumë stil dhe cilësi. Gati një vepër tjetër origjinale.

Notre Dame të habit edhe për modernitetin: kam parasysh "Oborrin e mrekullive" ku në tekstin frëngjisht thuhet "prostituta kërcen me lypësin" dhe në atë italian "banditë që kërcejnë me lypsarët / nuk kemi flamuj dhe as besime”. Apo edhe episodi me titull “Klandestinët”...
Luc Plamandon përdori me vetëdije termin "sans papier", një term që nuk ekzistonte në kohën e Victor Hugo-s dhe po ashtu disa nga formulimet gjuhësore janë aktuale. Sot, nëse nuk ke dokumente qëndrimi, e ke edhe më të vështirë për të jetuar se në të shkuarën. Është një temë që fuqishëm përshkruhet nga figura e Kuazimodos, por edhe nga Esmeralda, një grua dhe cigane që mishëron forcën e erosit, ama edhe nga prifti që ndihet i nënshtruar prej kësaj force dhe reagon me dhunë. Gjithashtu ajo e Febysit, kalorësit, i cili do të donte të kishte dy gra, por është i detyruar të zgjedhë. Pastaj janë të pastrehët, prostitutat, njerëzit e margjinalizuar.

Unë si Kuazimodo? I fuqishëm shpirtërisht dhe pamjes fizike nuk i

A nuk ka pasur sulme, duke qenë se janë tema shumë të nxehta aktualisht?
Vetëm një episod: Kur “Oborri i mrekullive” këndoi “Liri!”, një politikan u ngrit dhe iku.

Keni deklaruar disa herë që veçanërisht keni përzemër personazhin e Kuazimodos. Pse?
Është e vërtetë, e dua shumë sepse pjesërisht gjej veten tek ai. Në fillim të karrierës sime, e ndjeja shumë diversitetin që më karakterizonte, jo vetëm sepse këndoja ndryshe nga të tjerët, por edhe sepse për atë kohë nuk quhesha, në thonjëza kjo, njeri “me prezencë fizike”.

Vërtetë?
Në fillim ulesha në piano, mbyllja sytë dhe luaja. Ishte një mënyrë për t’u arratisur brenda vetes, për t’u fshehur. Të qenit një njeri spektakli, kurrë nuk ka qenë diçka e imja. Ekzistenca ime kishte të bënte me përdorimin e fuqisë së emocioneve, por mënyra ime e të shprehurit ishte kaq e veçantë, aq intime, aq e brendshme sa më bënte të ndihesha ndryshe. Pra, ajo që më pëlqen tek Kuazimodo është ajo bota e tij e brendshme aq e pasur, aq e fuqishme. Nuk i detyrohet asgjë të jashtmes, fizikes. Ndryshe nga kalorësi Febys,i cili është i bukur dhe me të cilin dashurohen të gjithë. Për të bukurit gjërat janë ndoshta më të lehta në fillim, por sa më shumë ecin, aq më shumë kuptojnë se sa pak rëndësi ka aspekti i jashtëm.

*Riccardo Cocciante kantautor dhe kompozitor italian. Intervista për Luca Valtorta u përkthye në shqip nga Erjon Uka.