Shëndeti

Valneva: Një vaksinë  e re për Covid miratohet në Mbretërinë e Bashkuar

Valneva: Një vaksinë  e re për Covid miratohet në

Një vaksinë e re kundër Covid është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatorët.

Është prodhuar nga Valneva-kompani bioteknike franceze - duke përdorur teknologji më tradicionale - e ngjashme me mënyrën se si bëhen vaksinat kundër poliomielitit dhe gripit.

Vaksina përmban një kopje të tërë të virusit i cili është inaktivizuar, kështu që nuk mund të shkaktojë sëmundjen, por e mëson trupin se si ta luftojë atë.

Valneva është krijuar për t'u dhënë në dy doza.

Profesor Sir Munir Pirmohamed, nga Komisioni për Barnat Njerëzore - i cili udhëhoqi rishikimin - tha: Vaksina është miratuar për përdorim te njerëzit e moshës 18 deri në 50 vjeç, do të merren me dy doza në të paktën 28 ditë diferencë”.

Në prova, rezultatet e gjakut nga vullnetarët që morën injeksionin kishin nivele të larta të antitrupave neutralizues kundër virusit pandemik.

Ekspertët thonë se është e mundur që duke përdorur të gjithë virusin - në vend të proteinës së spikes - vaksina mund të jetë më e dobishme kundër varianteve të ardhshme të Covid.

Tiranapost.al