Shëndeti

Vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës së Covid nis nga mjekët dhe individët +60 vjeç

Vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës së Covid nis nga

Ka nisur sot aplikimi i dozës së tretë, përforcuese të vaksinës ndaj Covid.

Ministrja Manastirliu nga Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë bëri me dije se doza e tretë do të aplikohet si fillim për mjekët dhe individët +60 vjeç.

Një kategori tjetër që do vaksinohen këtë periudhë janë edhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore.

“Përsa i përket të dhënave përsa i përket grupmoshës 18 deri 24 vjeç me një dozë janë vaksinuar mbi 62 mijë individë të kësaj grupmoshe. Dua ta theksoj se ne kemi filluar vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç në javën e fundit të muajit korrik ku ka filluar dhe vaksinimi i hapur për gjithë grupmoshat dhe nuk e kemi ndalur deri më sot ku ne kemi një vaksinim të hapur. Ndërkohë që me dy doza sa i përket vaksinimit 18-24 janë vaksinuar 42,152 të rinj”, tha Manastirliu.