Shëndeti

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës do të jetë falas për të gjitha vajzat në moshën e paraadoleshencës

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës do të

Vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës do të jetë falas për të gjitha vajzat në moshën e paraadoleshencës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Duke filluar nga 2023, vaksina do të përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimit.

“Përfshirja e vaksinës HPV tek vajzat do të na japë një garanci rreth 99 % që do të kemi një reduktim të riskut ndaj kancerit të qafës së mitrës. Studimet kanë treguar që edhe efektiviteti vetëm me një dozë e vaksinës kundër human papilomavirusit redukton deri në 89% rrezikshmërinë ndaj kancerit të qafës së mitrës. Sot ka familje që e blejnë këtë vaksinë, nga 2023 ky do të jetë një investim i qeverisë shqiptare, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbrojtjen dhe shëndetin e vajzave dhe grave në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive ne ISHP tha se aplikimi i vaksinës të mbron nga viruset që janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës.