Shëndeti

Vaksina e Pfizer mund të jetë më pak efektive tek njerëzit mbipeshë

Vaksina e Pfizer mund të jetë më pak efektive tek njerëzit

Me daljen e vaksinave duket se sfidat vazhdojnë dhe të radhës përpiqen të zbulojnë se cila vaksinë është më e mirë ose më pak e mirë për kategori të caktuara. Studimi i fundit italian zbulon se Pfizer mund të jetë më pak efektive tek njerëzit mbipeshë. Studimi përfshiu punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali të cilët janë vaksinuar dhe u vu re se ata mbipeshë prodhuan vetëm gjysmën e sasisë së antitrupave pas dozës së dytë, krahasuar me njerëzit në peshë normale.

Sigurisht që nuk mund të dilet në përfundime të parakohshme, por sasia më e vogël e antitrupave nënkupton më pak mbrojtje ndaj virusit.

Dihet gjithashtu që njerëzit mbipeshë kanë më shumë gjasa të preken në forma të rënda të koronavirusit. Kështu që studimi do të thellohet në nivele të mëtejshme.

*Artikulli i The Guardian u përshtat në shqip nga Tiranapost.al