Shëndeti

Urgjencat në Pediatri shtohen gjatë fundjavës, mjekja u bën një apel prindërve

Urgjencat në Pediatri shtohen gjatë fundjavës, mjekja u bën

Numri i fëmijëve që marrin shërbim në Urgjencën e Pediatrisë më QSUT është rritur ndjeshëm në dy muajt e fundit.

Shefja e Shërbimit Numila Kuneshka, ka treguar se fundjava mban ngarkesën më të madhe kur paraqiten rreth 600 fëmijë. Numrin më të lartë të shqetësimeve e mbajnë virozat e stinës. Ajo thotë se probleme të tjera janë infeksionet në rrugët respiratore apo problemet me stomakun:

'Në Urgjencën e Pediatrisë shihen një fluks i shtuar. Kryesisht këto dy tre muajt e fundit dhe në fundjavë ku numri shkon deri në 260-280 paraqitje në 24 orë. Në këtë periudhë shikohet se ka një numër të shtuar të fëmijëve që paraqiten me gastroenterite , por gjithashtu edhe me infeksione të rrugëve respiratore'.

E pyetur se pse numri i vizitave shtohet në fundjavë, mjekja thotë se prndërit i sjellin fëmjët direkt pranë spitalit pediatrik dhe se jo tek qendrat që shërbejnë edhe 24 orë me mjekët e familjes në dispozicion.

'Themi në fundjavë sepse gjatë javës funksionojnë mirë edhe poliklinikat e lagjeve, ndërsa duket se në fundjavë fluksi përqendrohet në spitalin e pediatrisë edhe pse qendrat janë të hapura 3-4 qendra në Tiranë që funksionojnë 24 orë ku fëmijët mund të marrin aty shërbimin e nevojshëm'.

Por ajo u bën thirrje që të mos drejtohen menjëherë pranë Urgjencës Pediatrike, por fillimisht të shkojnë tek mjeku i familjes, për të shmangur fluksin e madh të krijuar.

*Tiranapost.al