Shëndeti

“Tronditet truri”, pediatri kërkon ndalimin me ligj të përkundjes në djep

“Tronditet truri”, pediatri kërkon ndalimin me ligj të

Pediatri kosovar, Gëzim Xharra, ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit, duke vënë në dukje se truri i vogëlushëve tronditet gjatë përkundjes në të.

Ai ka kritikuar edhe lidhjen e foshnjës gjatë kohës sa qëndron në djep. Ai tha se me shkundjen e djepit truri i fëmijës mund të dëmtohet.

Xharra e ka cilësuar vendosja e foshnjës në djep si një akt dhune, dhe ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim. Pediatri ka paralajmëruar se për vendosjen e fëmijëve në djep do të ankohet edhe në instanca ligjore.

“Ky veprim i joni ka qenë traditë edhe tek shumë popuj të tjerë që më kohë e kanë larguar. Për shembull një gjë e tillë me ndodhë në botën perëndimore merret si abuzim i rëndë i fëmijës dhe është shumë vështirë që ti me kalu dhe me e mbajt atë fëmijë në atë familje, sepse menjëherë ta merr shteti.

E dimë se djepi është një akt i dhunës, një vend ku vendoset fëmija, lidhet në katër gjymtyrët që asnjë kafshë nuk lidhet në këtë mënyrë dhe në atë mënyrë ai tentohet me tronditje të trurit, ku tendenca e trurit që të shkojë në një anë dhe me djep te kthehet në anën tjetër dhe mund të shkaktojë dëmë tek truri.

Do ta bëj këtë punë të madhe dhe do të shkojë në instancat më të mëdha ligjore që ta ç ‘bëj punën e djepit”, deklaroi pediatri.

Tiranapost.al