Shëndeti

Tre shtete të reja konfirmojnë rastet e para me Linë e Majmunëve

Tre shtete të reja konfirmojnë rastet e para me Linë e

Izraeli, Zvicra dhe Austria janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e Lisë së Majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve që raportojnë shpërthime në 15.

Izraeli dhe Zvicra kanë identifikuar respektivisht nga një rast, të importuar nga udhëtime.. Izraeli po heton raste të tjera të dyshuara.

Lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.

Virusi është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një numër rastesh të tjera të dyshuara janë duke u hetuar - pa përmendur vendet e përfshira - dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.

I pyetur për shpërthimin ndërsa përfundoi një vizitë në Korenë e Jugut, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se virusi është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen. Ai tha se SHBA po punon fort për të gjetur se çfarë vaksine mund të përdoret.

Pasi shpërthimi u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, virusi filloi të zbulohej në të gjithë Evropën: në Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi.

Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, disa vende kanë thënë se po grumbullojnë vaksina kundër lisë, të cilat janë rreth 85% efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.