Të gjitha ushqimet që vetë nutricionistët nuk i hanë
Të gjithë kemi nepset tona: Një tas i madh me akullore me çokollatë pas një dite të gjatë dhe stresuese. Një coca-cola me disa copa pice të premten në mbrëmje. Një hamburger dhe patate të skuqura.
Çfarë të bën dëm? Në fakt ka disa ushqime që vetë nutricionistët nuk i konsumojnë kurrë, ose i shmangin sa të munden.
Biftek
Na vjen keq, adhurues të mishit të kuq.
Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe polipeve të zorrës së trashë. Rreziku i kancerit të zorrës së trashë është më i lartë tek ata që konsumojnë më shumë se 100 gramë në ditë (që është pak më pak se një çerek kile).
Hot dog dhe mish të tjerë të përpunuar
Ka pak njerëz që e kanë të lehtë të refuzojnë disa copa proshutë aromatik ose një hot-dog.
Peshk ose pulë e skuqur shumë
Studimet kanë treguar se vaji i skuqjes mund të modifikojë negativisht mikrobiomën e zorrëve, duke çuar në përkeqësimin e aterosklerozës (akumulimin e yndyrës dhe substancave të tjera në muret e arterieve). Në afatgjatë, ky grumbullim mund të çojë në pasoja si goditje në zemër dhe goditje në tru.
Pijet me gaz
Nëse jeni një konsumator i rregullt i pijeve të gazuara, mund të jetë koha për ta hequr atë zakon. Këto pije lidhen me sëmundjet kronike, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Bukë e bardhë
Edhe kjo e fundit shmanget nga ata që hanë shëndetshëm.