Shëndeti

Studiuesit gjejnë mikroplastikë në mish dhe qumësht. Sa shqetësuese është kjo?

Studiuesit gjejnë mikroplastikë në mish dhe qumësht. Sa

Studiuesit kanë gjetur mikroplastikë edhe në mishin dhe bulmetin që hamë çdo ditë.

Një hulumtim nga organizata jofitimprurëse mjedisore, Plastic Soup Foundation, zbuloi se 73 për qind e produkteve që ata testuan përmbanin mikroplastikë - materiali i mbetur pas dekompozimit të plastikës.

Studimi tregon se plastika është e pranishme në ushqimin e bagëtive si një shkak i mundshëm i kontaminimit.

Shkencëtarët në Amsterdam zbuluan grimca plastike në 18 nga 25 mostrat e qumështit të testuara në Holandë.

Rreth shtatë nga tetë mostrat e mishit të viçit u zbuluan se përmbajnë grimca plastike, ndërsa pesë nga 8 mostrat e derrit gjithashtu përmbanin grimca të plastike.

U testua edhe ushqimi i bagëtive. Të gjitha mostrat e ushqimit përmbanin mikroplastikë.

Ky hulumtim është në krye të grimcave të vogla që tashmë janë gjetur në gjakun e njeriut , mushkëritë dhe madje edhe tek fetuset e palindura - dhe po ngjall shqetësime edhe më serioze në lidhje me ndotjen në zinxhirin ushqimor.