Shëndeti

Studimi: Avulli i vapes mund të paralizojë qelizat imune dhe i ndalon ato të punojnë

Studimi: Avulli i vapes mund të paralizojë qelizat imune dhe i ndalon

Një studim i ri ka treguar se cigaret elektronike, me ose pa nikotinë, mund të kenë një efekt paralizues në qelizat imune të trupit.

Cigaret elektronike vitet e fundit janë bërë më të njohura, veçanërisht në mesin e të rinjve, por ka pasur një rritje të studimeve mbi pasojat shëndetësore afatgjata që lidhen me to.

Tani, ky studim i ri thotë se thithja e avullit nga këto cigare shumëngjyrëshe mund të ndalojë qelizat imune të vijës së parë të quajtura neutrofile të funksionojnë normalisht.

Neutrofilet janë një lloj qelizash të bardha të gjakut dhe përfaqësojnë nga 50 deri në 80 për qind të të gjitha qelizave të bardha të gjakut në trupin e njeriut.

“Cigaret elektronike janë një mjet i provuar dhe me më pak dëmtim për të ndihmuar duhanpirësit të lënë duhanin, por të dhënat tona i shtojnë dëshmive aktuale që cigaret elektronike nuk janë të padëmshme dhe theksojnë nevojën për të financuar studime afatgjata në Vapes”, tha autori kryesor Aaron Scott, një profesor i asociuar në shkencën e frymëmarrjes në Universitetin e Birminghamit, në një deklaratë.

“Ne zbuluam nga studimi se pas një ekspozimi të shkurtër dhe të nivelit të ulët ndaj avullit të cigareve elektronike, qelizat mbeten të gjalla, por nuk mund të lëvizin më në mënyrë efektive dhe nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre normale mbrojtëse”, tha Scott.

Gjetjet u botuan në Journal of Alergy and Clinical Immunology.