Shëndeti

Si infeksionet e zakonshme mund të shkaktojnë sëmundje psikiatrike tek fëmijët dhe pse mjekët nuk e besojnë

Si infeksionet e zakonshme mund të shkaktojnë sëmundje

Ishte një ditë me diell në shtator 2007 kur Garrett Pohlman, atëherë shtatë vjeç, u kthye nga shkolla. Duke qarë, ai paralajmëronte nënën e tij se elektriciteti po dilte nga prizat elektrike të shtëpisë. Nëse do të dilnin jashtë shtëpisë kishte frikë se zogjtë do t`i vrisnin të dy. Këto prononcime u shoqëruan me lëvizje të çuditshme të fytyrës. Djali nxirrte gjuhën jashtë dhe tundte krahët dhe këmbët. Një ditë më parë, Garrett kishte qenë një djalë normal. Sot kishte paranoja.

Po Garrett ishte me fat. Një skanim zbuloi një infeksion bakterial të sinusit. Antibiotikët shëruan infeksionin dhe sollën një përmirësim të dukshëm në simptomat e tij psikiatrike. Garrett vuante nga Çrregullime autoimune-neuropsikiatrike pediatrike të lidhura me streptokokun.

Shumë fëmijë të tjerë nuk janë aq me fat dhe kanë pësuar dëme afatgjata. Thënë thjesht sjellja shqetësuese e Garrett ishte rezultat i një sistemi imunitar të dobësuar pas një infeksioni me Streptococcus të grupit A, një bakter i zakonshëm.

Shumë mjekë ende nuk e besojnë që një bakter të mund të shkaktojë probleme psikiatrike.

Shumë pak vende japin udhëzime për diagnozën ose trajtimin e saj. Diana Pohlman, nëna e Garrett, thotë se ajo është lodhur duke bërë fushatë që mjekët ta marrin seriozisht këtë sëmundje.

Kjo po ndryshon. Shkencëtarët kanë filluar ta studiojnë. Rreth gjysma e pediatërve thanë se nuk kishin dëgjuar kurrë për këtë sëmundje. Gati një në pesë nga prindërit e anketuar tha se pediatri i tyre mendonte se diagnoza ishte e diskutueshme.

Trupi dhe mendja

Kjo injorancë ka kosto. Në shumë vende fëmijëve me këtë problem u ngatërrohet diagnoza.

Këto mund të përfshijnë çrregullimin e hiperaktivitetit të mungesës së vëmendjes, autizmin dhe çrregullimet e përpunimit ndijor. Fëmijëve mund t'u jepen ilaçe të papërshtatshme si antipsikotikët, shumë prej të cilëve kanë efekte anësore të pakëndshme dhe që nuk bëjnë asgjë për të trajtuar shkakun e sëmundjes së tyre.

Në disa raste prindërit janë akuzuar se kanë shpikur ose nxitur sëmundjen e fëmijëve të tyre.

Saktësisht pse diagnoza është e diskutueshme mbetet e paqartë. Në fund të fundit, ideja se pasojat e një infeksioni mund të shkaktojnë simptoma psikiatrike nuk është e re. Korea e Sydenham-it, në të cilën pacientët vuajnë nga lëvizjet e mprehta të fytyrës dhe trupit, është rezultat i një infeksioni streptokoksik. The Economist kontaktoi një numër psikiatërsh dhe organesh profesionale për koment. Disa nuk u përgjigjën. Të tjerë thanë se nuk ishin në gjendje të komentonin.

Pas infektimit me Streptococcus, sipas teorisë, fëmijët fillojnë të prodhojnë antitrupa që shkaktojnë inflamacion në trurin e tyre, i cili nga ana tjetër shkakton simptoma psikiatrike.

Një punim nga Dritan Agalliu (me gjasë shqiptar), një neurolog në Universitetin e Kolumbisë, aktualisht nën shqyrtim nga një revistë shkencore, sugjeron se bllokimi i një pjese të veçantë të sistemit imunitar - një lloj limfociti i quajtur qelizat T helper 17 - me ilaçe anti-inflamatore redukton dëmtimin në tru.