Shëndeti

Shtetet europiane e kanë refuzuar, por OBSH mbështet vaksinën e AstraZeneca

Shtetet europiane e kanë refuzuar, por OBSH mbështet vaksinën e

Ndonëse pjesa më e madhe e shteteve të Europës perëndimore kanë ndaluar administrimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë asaj dritën jeshile.

Eskpertët e OBSH në Gjenevë, pas disa javësh ekzaminime kanë konfirmuar se vaksina e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit është e sigurt për t’u administruar tek të moshuarit. Ky rezultat është arritur pas vëzhgimeve të zhvilluara tek mijëra të moshuar britanikë të cilët kanë marrë vaksinën.

OBSH ka nënvizuar gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së dozës së dytë, tetë ditë pas të parës në mënyrë që vaksina të ketë efekte të qëndrueshme dhe afatgjata.

Tiranapost.al