Shëndeti

Shkencëtarët kanadezë rekomandojnë Pfizer-in ose Moderna-n si dozë të dytë për ata që janë vaksinuar fillimisht me AstraZeneca

Shkencëtarët kanadezë rekomandojnë Pfizer-in ose Moderna-n

Këshilli Kombëtar i Imunizimit të Kanadasë me anë të një deklaratë të publikuar ditën e sotme ka rekomanduar përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer ose Moderna për të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë anti-COVID me vaksinat AstraZeneca.

Rekomandimi vjen pasi në shumë shtete është ngritur shqetësimi se doza e dytë e AstraZeneca-s në disa raste shkakton trompozë apo efekte anësore të tjera. Sipas studimeve të kryera nga komuniteti shkencor kanadez, “përzierja” e dozave të kompanive të ndryshme “sjell përgjigje imunitare më të mirë” dhe mund të jetë më efektive sesa marrja e dy dozave nga e njëjta vaksinë.

Një praktikë e tillë është përdorur edhe nga kryeministri italian, Mario Draghi i cili ditën e djeshme ka marrë një vaksinë tjetër pas dozës së parë AstraZeneca.

Kujtojmë se një sërë shtetesh kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksine tek moshat e reja dhe ndonëse statistikisht propabiliteti i efekteve anësore është i ulët, rreziku është prezent dhe për të rinjtë pa sëmundje kronike benefitet e imunizimit nuk e tejkalojnë rrezikun e marrjes së vaksinës.

Përshtatur nga “CTV News”/ tiranapost.al