Shëndeti

Shenjat që tregojnë se keni pasur një fëmijëri traumatike

Shenjat që tregojnë se keni pasur një fëmijëri

Të kesh probleme me jetën tënde gjatë rritjes nuk bazohet gjithmonë në një situatë. Mund të jenë rezultat i betejave tuaja personale me veten ose një lloj traume me të cilën jeni përballur më herët. Shumë njerëz me një fëmijëri traumatike duke u ndikuar nga e shkuara priren ta kenë të vështirë përballimin e sfidave aktuale.

Shenja që tregojnë se keni patur një fëmijëri traumatike:

E keni vështirë t’i besoni dikujt

Kur përballeni me probleme të mëdha ose trauma që nga fëmijëria juaj, ngadalë zhvilloni problematika me besimin.

Reagoni keq ndaj situatave

Nëse dëgjoni shpesh, po "reagoni keq", atëherë ka shumë mundësi që në moshë të re të jeni përballur me trauma, dhe reagoni në atë mënyrë sepse nuk doni të lëndoheni sërish.

Pamundësia për të mbajtur marrëdhënie

A ka përfunduar befas çdo lidhje e juaj? Nëse jeni përballur me trauma të fëmijërisë, atëherë mund të mos keni një lidhje shumë të fortë me prindërit tuaj. Dhe kështu, mungesa e lidhjes së duhur e bën të vështirë për ju që të mbani një marrëdhënie të suksesshme me partnerin tuaj për shkak të mungesës së besimit, komunikimit të gabuar dhe frikës.

Ndjenja e vetmisë

Të ndihesh i vetmuar dhe i izoluar nga pjesa tjetër e botës është një shenjë se nuk jeni ende gati të përballeni me traumat tuaja. Të mos jesh në gjendje të ruash marrëdhënie mund të sjellë vetmi dhe izolim në jetën tuaj

Mungesa e përqendrimit

Nëse përballeni me mungesë përqendrimi, kjo është ndoshta sepse keni një numër mendimesh të ndryshme që qarkullojnë në kokën tuaj në lidhje me incidentet traumatike me të cilat mund të jeni përballur më herët në jetën tuaj.

Tiranapost.al.Z.B