Shëndeti

Sa gati janë shtetet europiane për të lëshuar “pasaportat” e vaksinimit?

Sa gati janë shtetet europiane për të lëshuar

Suedia dhe Danimarka janë dy shtetet e para në Europë që kanë plane konkrete për prezantimin e “pasaportave të vaksinave” të cilat janë diskutuar në mediat ndërkombëtare dhe mes eskpertësh prej disa muajsh tashmë. Qëllimi i dhënies së këtij dokumenti është lehtësimi i qarkullimit ndërkombëtar dhe mundësia që të gjurmohet më lehtë progresi i vaksinimit masiv të popullsive.

Megjithatë implementimi konkret i kësaj pasaporte ka një numër sfidash. Pikë së pari një pjesë e madhe e njerëzve janë skeptikë përkundrejt vaksinave dhe nuk do të pranojnë t’i marrin ato, sidomos në Suedi ku prej disa dekadash skepticizmi për vaksinat ka qenë tejet i lartë, pasi vaksina kundër gripit të derrit ka shkaktuar efekte serioze anësore tek qindra njerëz. Gjithashtu, krijimi i një database elektronike të njohur ndërkombëtarisht është një tjetër sfidë për qeveritë të cilat do të duhen të bashkëkoordinohen për të krijuar një platformë të përbashkët. Një tjetër sfidë madhore është që platforma elektronike të respektojë ligjet e privatësisë të BE, çka do të jetë sfiduese në kushtet kur do të duhet një rekord mjekësor për secilën prej tyre.

Avantazhet që mund të jepen për të vaksinuarit mund të shërbejnë si një metodë për të joshur njerëzit të regjistrohen vullnetarisht për pasaportën e vaksinës.

Me rritjen e numrit të të vaksinuarve kjo sfidë shndërrohet edhe në më emergjente dhe brenda pak javësh shtetet duhet të gjejnë mënyrën për të lancuar projektin.

Tiranapost.al