Shëndeti

Sa duhet të ecni çdo ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sa duhet të ecni çdo ditë për të zvogëluar

Ecja është një mjet i fuqishëm për shëndetin fizik dhe mendor – ndoshta edhe më i fuqishëm se sa mendojmë.

Të ecësh ok, por sa minuta?


21 minuta në ditë mjaftojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30%, sipas një raporti special të Harvard Health.


Raporti shton gjithashtu se ecja zvogëlon rrezikun e diabetit dhe kancerit, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ju mban mendërisht të mprehtë.


Me fjalë të tjera, ecja ka përfitime serioze shëndetësore, plus që është një stërvitje falas. Pa shpenzime dhe pa angazhim oraresh, siç palestra e kë të nevojshme.

Pavarësisht nga mosha apo historia juaj shëndetësore, ecja është e dobishme.

Nëse e keni bezdi të ecni vetëm, provoni të ftoni një mik. Ose dëgjoni në kufje muzikë apo një podcast. Pse jo, bëni edhe gjithë ato telefonata për të cilat zakonisht nuk keni kohë.