Shëndeti

Rreziqet kur flini teksa jeni ulur: A mund të jenë fatale?

Rreziqet kur flini teksa jeni ulur: A mund të jenë fatale?

A keni rënë ndonjëherë në një gjumë teksa punoni në kompjuterin tuaj? Dhe a keni përjetuar dhimbje të tmerrshme shpine, mpirje në qafë dhe shpatulla? Nëse po, atëherë kjo është për shkak të orëve të gjata të qëndrimit ulur dhe pasivitetit.

Të qenit joaktiv në një pozicion ulur mund të dëmtojë rëndë kyçet tuaja dhe mund t'i mpijë ato. Mund të rrisë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të rënda si tromboza e venave.

Le t’i hedhim një vështrim rreziqeve të gjumit teksa jeni ulur:

Mund të çojë në mpirje të kyçeve dhe shkakton dhimbje shpine

Shpesh ndihemi rehat në karriget tona, dhe flekjmë në tavolinat tona të punës. Nëse e bëni këtë shpesh mund të jetë shumë problematika për sa i përket shëndetit.

Të qenit i palëvizshëm në një pozicion të vetëm mund të shkaktojë dhimbje shpine dhe trupi, të cilat mund të shkatërrojnë edhe qëndrimet tona. Gjithashtu mund të shkaktojë mpirje të nyjeve dhe mund të ketë pasoja të dhimbshme.

Shtrirja konsiderohet të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar fleksibilitetin, qëndrimin dhe parandalimin e mpirjes së kyçeve. Një problematikë tjetër që sjell gjumi teksa jemi ulur është se dëmton qarkullimin e gjakut, duke çuar në komplikime të mëtejshme.

Shkakton trompozë të venave

Përveç problemeve afatshkurtra, kur flemë për një kohë të gjatë teksa jemi ulur gjithashtu mund t'ju bëjë më të prirur ndaj trombozës së venave, e cila ndodh kur ka mpiksje gjaku, veçanërisht në zonën e këmbëve. Nëse problemi lihet i padiagnostikuar ose i patrajtuar, kjo mund të ketë pasoja të rënda.

Simptomat kryesore të trombozës së venave të thella janë si më poshtë:

- Ënjtje dhe dhimbje në muskuj, kyçin e këmbës ose këmbë

- Lëkurë e skuqur dhe e ngrohtë, si rezultat i një inflamacioni

- Dhimbje e papritur e kyçit të këmbës ose e këmbës

Tiranapost.al