Shëndeti

Pse nuk duhet të flini asnjëherë gjumë nudo

Pse nuk duhet të flini asnjëherë gjumë nudo

Videoja e një mjeku në TikTok është kthyer virale pasi ai këshilloi përdoruesit të mos flenë gjumë asnjëherë tërësisht nudo, veçanërisht pa të mbathurat. Videoja e doktorit nga Detroit, Anthony Youn ka marrë 11 milionë shikime ku në të shpjegon se pse nuk duhet fjetur nudo.

Pse nuk duhet të flini asnjëherë gjumë nudo

"Një person lëshon mesatarisht gazra 15-25 herë në ditë, dhe kjo mund të ndodhë ndërsa jeni duke fjetur. Një studim shkencor ka vërtetuar se sa herë lëshoni gaz, në fakt spërkasni është sasi të vogla të materialit fekal. Nëse nuk jeni të veshur, këto materiale kalojnë në lëkurën tuaj dhe të partnerit. Për hir të partnerit, por edhe higjienës suaj, duhet të flini të paktën me të mbathura. Për gratë rastet tolerohen, por meshkujt duhet të vishen me bokse”.

@tonyyounmd

Why you should never sleep without underpants! #learnontiktok #tiktokpartner #sleep #shart #fart

? Pumpkins - Clutch

Doktori 48-vjeçar thotë se të brendshmet mund të ndihmojnë në zhdukjen e shumë prej mikrobeve.

Reagimet ishin të ndryshme. Disa me shaka i thonin doktorit që të mos ndërhynte në shtratin e tyre e të tjerë shprehnin habinë për studimin.

"Unë kurrë nuk fle lakuriq sepse kam frikë se nëse shtëpia merr flakë duhet të dal jashtë lakuriq", shkruan një tjetër.

*Artikulli i NyPost përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.