Shëndeti

Pse nuk duhet ta ndërpresësh dikë së foluri gjatë një debati, sipas psikologëve

Pse nuk duhet ta ndërpresësh dikë së foluri gjatë

Të gjithë e kemi atë ndjesinë në një diskutim apo debat të nxehtë kur duam të themi shpejt atë që kemi në mendje e të kundërshtojmë shpesh herë edhe duke ndërprerë. Nëse mendoni se personi përballë jush është gabim në diçka që thotë, mund të jetë e vështirë që me tone të lartë të zërit dhe duke folur përnjëherësh të thoni qartë mendimet dhe argumentet se pse është gabim. Të shumtë janë ata që justifikohen kur ndërhyjnë në mes të debatit dhe në shumë raste tema e diskutimit kalon në një temë tjetër më të parëndësishme, por sipas psikologëve kjo gjë nuk duhet të ndodhë.

Kuptohet kur jeni të shqetësuar, ju ka marrë ajo energjia e debatit dhe keni frikë se harroni atë që do thoni, duke menduar se keni të drejtë, por psikologu Marty Nemko jep disa këshilla:

Pa marrë parasysh se çfarë lloj bisede po bëhet, duhet të respektoni tjetrin dhe ta lini të mbarojë. Nëse ju e ndërprisni kjo do të përkthehet si mungesë respekti. Gjithashtu do i bëjë ata të mendojnë se jeni egoist dhe se mendimet tuaja janë ato që kanë rëndësi më shumë dhe jo vetë çështja e debatit apo mendimi i personit përballë.

Ndër të tjera, duke ndërprerë tjetrin do i mohoni vetes mundësinë për të përmirësuar mendimin dhe për të transmetuar informacionin ashtu siç e mendoni vetë dhe të pandikuar nga situata dhe fjalët e debatuesit përballë.

Rregulli kryesor në komunikim është që të dëgjoni personin që keni përballë. Pasi të mbarojë mund të thoni mendimin tuaj, pa sforcime pa imponime dhe që debati të mos kalojë në stad ofendimesh.

Të jesh mendjehapur në një diskutim apo debat, do të thotë të gjesh më shpejt gjuhën e përbashkët dhe të mbyllni një diskutim ashtu siç e kërkon ligji natyror i komunikimit.

*Tiranapost.al.