Shëndeti

Pse miliona njerëz anekënd botës janë në mëdyshje për vaksinën COVID-19? CEO-ja i Pfizer zbulon arsyen

Pse miliona njerëz anekënd botës janë në mëdyshje

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, tha të martën se njerëzit që përhapin dezinformata në lidhje me vaksinat e koronavirusit janë "kriminelë".

Bourla, në një intervistë me institutin e mendimit të Këshillit Atlantik, tha se një grup "shumë i vogël" ka qenë përgjegjës për përhapjen e dezinformatave mbi vaksinat te miliona që mbeten në mëdyshje për t'u vaksinuar.

“Këta njerëz janë kriminelë. Ata nuk janë njerëz të këqij. Ata janë kriminelë, sepse në kuptimin e parë të fjalës, kanë kushtuar miliona jetë,” i tha ai CEO të Këshillit Atlantik Frederick Kempe pas 40 minutash gjatë një interviste gati një orëshe.

Tiranapost.al