Shëndeti

Pse disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët të humbin peshë?

Pasi trajtoi mijëra njerëz mbipeshë, kirurgu bariatrik Andrew Jenkinson mbeti duke menduar pse kur shumica e njerëzve hanë shumë kalori, vetëm disa bëhen mbipeshë. Pas viteve studime, ai beson se e ka përgjigjen.

Pse disa njerëz e kanë më të vështirë se të

Dr. Andrew Jenkinson, një konsulent në kirurgjinë bariatrike për humbje peshe flet për përvojat e dështuara të pacientëve të tij në humbjen e peshës, të cilat e bënë atë të kalonte vite duke studiuar metabolizmin dhe uljen e peshës. Pse ndodh që vetëm disa të bëhen obezë, ndërkohë që shumica e njerëzve konsumojnë ushqim me shumë kalori?

“Gjenet ju predispozojnë për mbipesha”, thotë ai, por gjenetika juaj duhet të nxitet nga ndryshimi i mjedisit që të bëheni obezë. Sipas tij në çdo cep të botës ku njerzit hanë përbërës të freskët, nuk bëhen mbipeshe. Por nëse e ndryshoni mënyrën e të ushqyerit me ushqim të përpunuar, disa nga ato do të bëhen mbipeshe.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shembull i mirë për këtë, thotë Jenkinson, i cili punon në disa klinika në Dubai. Ai vëren se dy breza më parë njerëzit kishin një dietë beduine. Tani ata kanë një dietë shumë më të përpunuar dhe nivelet e mbipeshes janë rritur. Sipas tij 50% e grave në Emiratet e Bashkuara Arabe janë mbipeshë.

Jenkinson beson se duke ulur sheqerin dhe karbohidratet e rafinuara, duke rritur nivelet e omega 3 dhe 6 dhe duke ulur nivelet e kortizolit (hormonit të stresit), njerëzit mund të zvogëlojnë peshën e tyre.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.