Shëndeti

Pilula Pfizer ul rrezikun e përkeqësimit nga Covid me 89%

Pilula Pfizer ul rrezikun e përkeqësimit nga Covid me 89%

Pfizer pretendon se medikamenti i tij eksperimental ishte shumë efektiv në uljen e shkallës së shtrimeve në spital dhe vdekshmërisë. Ndaj është gati për të kërkuar miratim emergjent.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo pilulë e ul me 89% rrezikun e përkeqësimit nga virusi Covid.

Një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që i dha dritën jeshile një pilule për trajtimin e koronavirusit të zhvilluar nga konkurrenti i Pfizer Merck & Co.

Sa efektive është pilula COVID-19 e Pfizer?

Studimi u bë me 775 të rritur. Pacientët që merrnin këtë medicament së bashku me një tjetër antiviral kishin një ulje prej 89% të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji. Kjo u krahasua me pacientët që merrnin placebo (pra diçka tjetër, por jo medikamentin).

Më pak se 1% e pacientëve që morën këtë medicament në kurën e tyre, u shtruan në spital dhe askush nuk vdiq. Në grupin e krahasimit, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të gjithë të pavaksinuar dhe u konsideruan me rrezik të lartë për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës, apo obeziteti. Trajtimi filloi brenda tre deri në pesë ditë nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë.