Shëndeti

Pfizer dhe AstraZeneca: Vaksina nuk mbron mjaftueshëm nga mutacioni afrikan

Pfizer dhe AstraZeneca: Vaksina nuk mbron mjaftueshëm nga mutacioni afrikan

Varianti i koronavirusit i Afrikës së Jugut mund të zvogëlojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer Inc / BioNTech me dy të tretat.

Studimi zbuloi se vaksina ishte në gjendje ta neutralizonte virusin, por nuk mbron mjaftueshëm për të mos u prekur nga Covid-19, specifikisht nga varianti afrikan.

Ky është një lajm i keq në kohën kur u mendua se vaksina do zhdukte virusin. Studiuesit po punojnë sërish në përmirësimin e vaksinës dhe përshtatjen me mutacionin e ri.

Megjithatë, edhe pse me efektivitet më të ulët, sërish vaksina ndihmon në mbrojtjen e trupit që edhe në rast prekjeje nga virusi të mos pësojë forma të rënda të sëmundjes.

Paralelisht, ky grup studiuesish po punon për të kuptuar nëse vaksina Pzifer dhe AstraZeneca vlejnë edhe ndaj variantit britanik.

*Artikulli i Washington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al