Shëndeti

Pesë arsye pse nuk duhet të shtrihesh për të fjetur kur je me nerva

Pesë arsye pse nuk duhet të shtrihesh për të fjetur kur je

Asnjëherë nuk duhet të shtrihesh për të fjetur kur je me nerva apo i acaruar me partneren. Kjo është këshilla më e mirë që dikush ka marrë nga gjyshi i tij i moshuar. Ai i mbijetoi disa viteve të vështira martese deri sa u kthye në një martesë të fortë dhe të lumtur që zgjati plot 50 vite.

Të shtrihesh në shtrat i zemëruar, jo vetëm që ndikon të nesërmen, por shkakton efekte kumulative dhe të dëmshme. Dhe për më tepër shkakton ndarje. Më poshtë do të mësoni mbi pasojat nëse jeni nga ata persona që e bëni.

1- Do të shtoni tullat e murit që keni vendosur të ngrini me njëri tjetrin si çift

2- Do jetë shumë e vështirë të nisni një ditë të qetë të nesërmen

3- Do të flini më pak gjumë e për pasojë do dëmtoni shëndetin fizik dhe mendor

4- Konflikti i pazgjidhur pengon intimitetin seksual, afatshkurtër dhe afatgjatë.

5- Partneri mund ta marrë këtë veprim si qëllim që të dilni të fituar në atë debat, kur në vend të kësaj do duhet të bëni diçka për të ruajtur e shpëtuar marrëdhënien.

Përshtatur nga Markmerrill.com për Tiranapost.al.