Shëndeti

Pas këtij studimi, gratë duhet t'i përtypin fjalët që thanë se burrat e bëjnë tragjik edhe gripin

Pas këtij studimi, gratë duhet t'i përtypin fjalët

Të dashura gra, burrat shërohen më vonë nga gripi. Ata kanë një sistem imunitar më të dobët se ju. Këtë e thotë shkenca.

Alex Saragosa, një tjetër burrë i lodhur nga vënia në lojë, kreu studimin dhe pavarësisht notave të humorit, po shkruajmë për një studim serioz.

Skena është e njohur: një burrë i shtrirë në divan, i rrethuar me peshqirë të lagur, termometra dhe gota me pije të nxehta, që thotë se i duket sikur po vdes nga një grip i fortë ose i lehtë. Amerikanët i kanë vënë edhe emër "gripi i burrave" për të shpjeguar maninë e tyre për të ekzagjeruar sëmundje apo gjendje virale që gratë i kalojnë pa ankesa dhe drama.

Arsyeja e këtyre dallimeve duket se qëndron në faktin se gratë kanë një sistem imunitar më të mirë. Përveç kësaj, prodhimi i estrogjenit e forcon edhe më shumë sistemin imunitar.

Sipas këtij studimi, Kromozomi X, që gratë e kanë dyfish (XX), përmban gjene të lidhura me mbrojtjen kundër patogjenëve të ndryshëm.

Ja pse gratë e kalojnë gripin në këmbë.