Shëndeti

Pacientët me demencë kanë rrezik më të lartë të kryejnë vetëvrasje në 3 muajt e parë pas diagnostifikimt, zbulon studimi 18-vjeçar

Pacientët me demencë kanë rrezik më të lartë

Një studim i fundit ka zbuluar se pacientët e diagnostifikuar me demencë kanë dyfish më shumë rrezik për të kryer vetëvrasje në tre muajt e parë.

Studimi i kryer në Angli, ndoqi gati 600 mijë anglezë për 18-vjet dhe u zbulua se pacientët që kishin gjendjen psikiatrike ose që ishin më të rinj se 65 vjeç kishin rrezik më të lartë. Ata kishin 6.5 herë më shumë gjasa të vdisnin nga vetëvrasja.

"Marrja e një diagnoze të Alzheimerit në një moshë të hershme është e rrallë, e papritur dhe dërrmuese, dhe e bën të vështirë pranimin," tha Beth Kallmyer,një shkencëtare që nuk mori pjesë në studim.

"Një nga gjërat më të rëndësishme që mund t'i tregoni dikujt që përballet me një diagnozë Alzheimer është se ata nuk janë vetëm dhe që nuk do t’u mungojë mbështetja" tha ajo.