Shëndeti

Ozempic thonë studimet e fundit mbron nga ataku kardiak përveçse ul peshën! Ja argumentet në artikull

Ozempic thonë studimet e fundit mbron nga ataku kardiak

Ozempic po diskutohet shumë në Hollivud dhe po përdoret për dobësim edhe në Shqipëri. Disa e kritikojnë, por ka edhe që e mbrojnë që veç dobësimit tek personat obezë, ndikon në reduktimin e simptomave të atakut kardiak.

Një studim i botuar këtë muaj në New England Journal of Medicine ndoqi mbi 500 pacientë të cilët ishin mbipeshë dhe kishin simptoma të atakut kardiak.

Sipas studimit, gjatë një viti të marrjes së injeksioneve javore të semaglutidit, përbërësi kryesor i Ozempic, pacientët jo vetëm humbën peshë, por gjithashtu patën ulje të ndjeshme të simptomave të atakut kardiak.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar Ozempic si një trajtim për diabetin e tipit 2, - një gjendje kronike në të cilën trupi nuk i përgjigjet mirë insulinës, - krahas dietës dhe stërvitjes nëse medikamentet e tjera nuk mund të kontrollojnë mjaftueshëm nivelet e sheqerit në gjak.

Megjithëse Ozempic nuk është miratuar në mënyrë eksplicite për menaxhimin e mbipeshës, ai mund të përdoret në mënyrë të sigurt për njerëzit që janë obezë.