Shëndeti

Çokollata për mëngjes mund të ketë benefite që s'ua kishte marrë mendja

Çokollata për mëngjes mund të ketë benefite që

Nëse shkon në një bar dhe kërkon një çokollatë të nxehtë apo të ftohtë, të gjithë do mendojnë që është diçka jo e shëndetshme. Por një studim i ri tregon se kjo zgjedhje nuk është keq për mëngjes.

Studimi tregon se të konsumosh çokollatë për mëngjes mund të ketë benefite që nuk i dinit. Mund t'ju ndihmojë të digjni kaloritë. Pra çokollata bën që metabolizmi të djegë më shumë dhjamë si dhe ul nivelin e sheqerit në gjak gjatë ditës.

Në studim u mor një grup zonjash, nga i cili rezultoi:

Konsumimi i çokollatës në mëngjes ose natën nuk çoi në shtim në peshë;

Ngrënia e çokollatës në mëngjes ose në mbrëmje mund të ndikojë në urinë dhe oreksin;

Një konsum i lartë i çokollatës gjatë orëve të mëngjesit mund të ndihmojë në djegien e dhjamit dhe në uljen e niveleve të glukozës në gjak.

Konsumimi i çokollatës gjatë mbrëmjes bëri që metabolizmi në mëngjes të jetë më mirë.

Studimi u krye vetëm duke parë disa gra në gjatë menopauzës, por do të vijojë duke marrë në studim edhe reagimin e metabolizmit te burrat.

*Përshtatur për Tiranapost.al nga Metro