Shëndeti

OBSH: Vaksina kundër lisë së majmunëve nuk është 100 për qind efektive

OBSH: Vaksina kundër lisë së majmunëve nuk është

Rosamund Lewis, eksperte për linë e majmunëve në OBSH, ka paralajmëruar se vaksina nuk është 100 për qind efektive, as pas ekspozimit ndaj virusit, as si masë parandaluese.

“Ne e kemi ditur nga fillimi se kjo vaksinë nuk është ilaç magjik, që nuk do të përmbushte të gjitha pritshmëritë që ekzistojnë”, ka thënë ajo.

Lewis deklaroi se personat e vaksinuar duhet të presin të paktën dy javë pas marrjes së dozës së dytë, që të kuptohet efekti i plotë i vaksinës.

Janë raportuar më shumë se 35.000 raste infektimesh me këtë virus në 92 shtete të botës. Prej tyre, 12 persona kanë vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 korrik shpalli emergjencë globale shëndetësore për përhapjen e lisë së majmunëve.