Shëndeti

Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru

Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë gjasa

Një studimi i ri ka zbuluar se njerëzit me grupin A të gjakut mund të jenë në rrezik më të lartë për të pësuar një goditje para moshës 60 vjeçare në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Nga ana tjetër, ata me grupin e gjakut O kanë rrezik më të ulët.

Hulumtimi u krye nga disa shkencëtarë nga Universiteti i Maryland në Shtetet e Bashkuara.

Njerëzit kanë katër grupe kryesore të gjakut, A, B, AB dhe O, dhe grupi i gjakut i një personi përcaktohet nga gjenet që trashëgojnë nga prindërit e tyre. Grupi i gjakut O është më i zakonshmi.

“Të kesh grupin e gjakut A rrit rrezikun me rreth 16 për qind për sulmin e hershëm në tru, nëse keni grupin e gjakut O keni 12 për qind gjasa më pak për të pësuargoditje në tru”, thonë studiuesit.