Shëndeti

Një këshillë profesionale nga mjekja Arlinda Cerga për mediat dhe raportimet e vetëvrasjeve

Një këshillë profesionale nga mjekja Arlinda Cerga për

Një prej fenomeneve më shqetësuese në këtë situatë pandemie, janë rastet e pacientëve të shtruar në spitalet Covid që kanë kryer ose kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje. Rasti më i fundit është ai i një dite më parë në Spitalin Infektiv të QSUT, ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i tretë. Ditë më parë po ashtu ka pasur raste të tjera vetëvrasjesh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mjekë të cilët merren me trajtimin e sëmundjeve të shëndetit mendor dhe që punojnë nëpër spitale në të gjithë botën kanë ngritur shqetësimin dhe tezën e tyre se ilaçet me të cilat trajtohen pacientët me Covid mund të shkaktojnë halucinacione në disa raste dhe mund të nxisin prirjet e vetëvrasjes. Kjo gjendje sipas mjekëve i bën pacientët ta kalojnë më keq koronavirusin.

Psikologia Arlinda Cerga foli lidhur me këtë temë gjatë një interviste për “Wake Up”. Cerga jeton prej 27 vjetësh në Angli ku është e angazhuar si psikologe e vëzhguese e studimeve shkencore për shëndetin mendor. Ajo foli lidhur me situatën e pandemisë dhe u shpreh se disa nga teoritë e shpjegimit të këtyre tentativave apo akteve të kryera janë për shkak i mungesës së oksigjenit në tru që shkaktohen dëmtime në zona të caktuara dhe incidente të konfuzionit, halucinacioneve e psikozave. Cerga gjthithashtu tha se fenomeni i vetëvrasjeve për shkak të Covid është rritur në të gjithë botën, por nuk pasqyrohet në shtyp dhe media. Sipas saj media nuk duhet të pasqyrojë detaje, pasi ndikojnë tek personat tjerë tek të cilët vuajnë nga e njëjta situatë dhe kjo rrit rrezikun e vetëvrasjes.

Intervista e plotë:

Pse ndodh kjo në vendin tonë, cilët janë shkaqet?

Arlinda Cerga: Në fakt nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por merr më tepër vëmendje mediatike në vendin tonë. Fatkeqsisht është një fenomen global. Fenomen global me disa elementë shqiptarë. Rritja e vetëvrasjeve është ajo për të cilën ne kemi folur që në mars dhe në prill ku kemi thënë se janë shkak i problemeve të shëndetit mendor dhe rritja e stresit tek pacientët e shtruar është tepër e madhe. Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e suicidit dhe vetëvrasjeve dhe fatkeqsisht nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri. Por përveç arsyeve psikologjike, ka edhe mjaft arsye të tjera që vijnë për shkak të Covid. Disa nga teoritë e shpjegimit të këtyre tentativave apo akteve të kryera është për shkak të mungesës së oksigjenit në tru që shkaktohen dëmtime në zona të caktuara dhe krijohet inflamim në tru, i cili shkakton më pas ato që quhen incidente të konfuzionit, halucinacioneve, psikozave. Këto janë parë deri në 70% të rasteve, sidomos në reanimacion.

Kanë ndoshur edhe në Angli po thua?

Arlinda Cerga: Po, po, ndodhin por nuk pasqyrohen në shtyp dhe media dhe këtu dua të ndalem. Por përpara se të kaloj këtu dua të them që një nga problemet e shtuara tek personat me Covid është mungesa e oksigjenit, disa mjekime si steroidet të cilat shkaktojnë probleme të tilla dhe pagjumsia për shkak të simptomave, të gjitha këto rrisin rrezikun e vetëvrasjes. Ndikon po ashtu ndarja nga fatorët mbrojtës siç janë familja, miqtë e afërt. Ka disa faktorë që janë mbrojtës dhe disa rreziku. Kur faktorët e rrezikut shtohen atëherë kemi të bëjmë me një tentim për vetëvrasje. Por ajo që shihet shumë është se Shqipëria dhe India i japin vëmendje të fortë duke kryer një cikël imitimesh të vetëvrasjeve. Është pjesë e udhëzimeve dhe politikave editoriale, sidomos në vendet perëndimore që vetëvrasjeve nuk i jepet rëndësi sepse krijojnë imitim tek personat të cilët identifikohen me personin që ka kryer vetëvrasjen. Jepet sa më pak informacion, jo në titull kryesor dhe nuk duhet të jepen detaje, ku ndodhi, si ndodhi, sepse po të vini re vetëvrasjet kanë ndodhur tek personat që vuajnë nga Covid, janë të gjithë meshkuj, kanë një identitet të caktuar, janë në spital dhe që të gjithë kanë pasur hedhje nga dritarja.

Në momentin që themi se dëshira për të kryer vetëvrasje e shoqëron patologjinë dhe listën e shqetësimeve që kanë personat e shtruar në spital, atëherë përse nuk duhet të kishte një vëmendje të shtuar për aq kohë sa flasim për një lidhje mes ilaçeve dhe gjendjes psikologjike të këtyre persoonave.

Përse nuk i vendoset çdokujt që është rëndë një person që ta monitorojë 24 orë?

Arlinda Cerga: Kjo është diçka që duhet ti marrin politikëbërësit sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pas vetëvrasjes së Robin Williams u rritën vetëvrasjet në të njëjtën mënyrë tek psersonat që vuanin nga depresioni. Nuk duhet të jepet mënyra e kryerjes së aktit sepse siç thash përdoret.

Sa e vërtetë është që remdesivir që jepet tek pacientët ka efekte anësore dhe ndikon negativisht tek ata që e përdorin?

Arlinda Cerga: Në fakt unë nuk kam lexuar asgjë për remdesivir, por steroidet janë ato që janë vërtetuar që shkaktojnë probleme të psikozave dhe klorokina, në doza të forta gjithmonë.

Arsyet përse shohin halucinacione janë për shkak të medikamenteve?

Arlinda Cerga: Nuk i dihet, mund të jetë një nga arsyet. Në Angli ka pasur persona me gjendje të lehtë të Covid dhe përsëri kanë pasur rritje të tentativave, pra është përtej thjeshtë mjekimeve, ai është një faktor i shtuar. Ndikon në sistemin nervor qëndror duke shkaktuar çrregullime.

Në Shqipëri mjekët kanë deklaruar se personat që kanë tentuar vetëvrasje nuk kanë shfaqur më parë asnjë lloj shenje apo indicie të ndonjë çrregullimi mendor të mundshëm.

Arlinda Cerga: Fatkeqësia për mua në Shqipëri është që mjekët kanë trajnimin më të ulët përsa i përket shëndetit mendor në krahasim me rajonin. Nuk janë të përgatitur për të diagnostikuar për të njohur simptomat. Stafi atje për mua janë heroj dhe nuk janë të trajnuar për të njohur këto probleme. A do të kishte qenë njëfarë zgjidhje nëse do të kishte bashkëpunim me institucionet për të pasur më shumë psikologë prezentë në spitale ashtu siç edhe Urdhëri i Psikologut ka kërkuar.

Absolutisht, këtu është tragjedia më e madhe. Ka një ushtri psikologësh që janë shkolluar dhe shumica e tyre janë pa punë dhe ky është momenti që ata me një trajnim shumë të vogël të cilat OBSH i ka gati. Janë paketa për njohjen e shëndetit mendor që quhet ndihma e parë psikologjike dhe të gjithë mjekët këtu janë të trajnuar për ti njohur këto probleme. Kjo nuk kërkon shumë investim. Për mua është një tragjedi që nuk është duke u marrë seriozisht.

Kemi kuptuar se shëndeti mendor sikurse në çdo ditë të vitit edhe në pandemi luan rol të madh dhe për fat të keq jemi duke diskutuar edhe për jetë të humbura.

Arlinda Cerga: Personat që vuajnë nga ankthi dhe paniku e dinë shumë mirë që hiperventilohen, pra marrin frymë në mënyrë aq të shpejtë me gjoks dhe jo me bark, duke futur shumë më tepër oksigjen në trup, duke krijuar dispalancë të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Ata kërkojnë të marrin frymë edhe më shumë dhe nuk munden dhe në këtë moment mendojnë se po ngelin pa frymë. Kur hiperventilon ke një gjendje sikur të bie të fikët, humbet ekujlibrin etj. Janë këto ndjenja që shkaktojnë probleme fizike për shkak të problemeve psikologjike. Ne e kemi thënë që prej fillimit, kjo është një luftë tepër e madhe. Problemi është se pasi të kalojë Covid problemet e shëndetit mendor do të arrijnë pikun. Atëherë do të jetë shumë më e vështirë për të trajtuar gjithë këta njerëz dhe Shqipëria nuk është e pregatitur.