Shëndeti

Zbulohet ilaçi për ngadalësimin e Alzheimerit, ekspertët e cilësojnë historike

Zbulohet ilaçi për ngadalësimin e Alzheimerit, ekspertët e

Ekspertët e kanë cilësuar si një moment historik ilaçin që rezultoi efektiv në ngadalësimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen kanë thënë se ky ilaçi funksionon kur jepet në fazat e hershme të sëmundjes. Detajet e plota ende nuk janë publikuar, por duket se ilaci i propozuar ngadalëson ritmin e rënies së trurit.

Bëhet fjalë për ilaçin lecanemab, krijuar për të hequr grumbujt e proteinave toksike beta-amiloide nga truri i njerëzve që preken me sëmundjen Alzheimer.

Zbulohet ilaçi për ngadalësimin e Alzheimerit, ekspertët e

Gjatë një prove ku janë testuar mbi 1,795 vullnetarë në fazat e hershme të sëmundjes Alzheimer, të cilët u injektuan me lecanemab çdo dy javë, ritmi i rënies së aftësisë njohëse ishte ulur me 27%, krahasuar me të sëmurët e trajtuar me barnat që përdoren aktualisht për kurimin e kësaj sëmundjeje, bedel dhe placebo, thanë kompanitë farmaceutike. Ata gjithashtu treguan se nivelet e proteinës toksike ishin ulur në tru.

Shefi ekzekutiv i Biogen, Michel Vounatsos tha se kjo u jep pacientëve dhe familjeve të tyre shpresë se lecanemab, nëse miratohet, mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit.