Shëndeti

Një embrion sintetik, i bërë pa spermatozoidë ose vezë, mund të çojë në trajtime të infertilitetit

Një embrion sintetik, i bërë pa spermatozoidë ose vezë,

Shkencëtarët kanë krijuar një embrion miu dhe një ditë shpresojnë që studimi të shërbejë edhe për njerëzit. Kjo do të ndihmonte të gjithë ata çifte që duan të sjellin në jetë një fëmijë dhe nuk munden.

Pas 10 vitesh kërkimi, shkencëtarët krijuan një embrion sintetik miu që filloi të formonte organe pa përdorur spermë ose vezë. Sipas studimit të botuar në revistën Nature, gjithçka që u desh për ta krijuar, ishin qelizat staminale.

Qelizat staminale janë qeliza të paspecializuara që mund të manipulohen për t'u bërë qeliza të pjekura me funksione të veçanta.

“Modeli ynë i embrionit të miut jo vetëm që zhvillon një tru, por edhe një zemër që rreh dhe të gjithë organet që përbëjnë trupin”, tha autorja kryesore e studimit Magdalena Zernicka-Goetz, profesore e zhvillimit të gjitarëve dhe biologjisë së qelizave burimore, në Universitetin e Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është e pabesueshme që kemi arritur deri këtu. Kjo ka qenë ëndrra e komunitetit tonë për vite, dhe fokusi kryesor i punës sonë për një dekadë, dhe më në fund ne e arritëm atë. Krijesa njerëzore e krijuar në laborator mund të jetë vetëm tre vjet larg”, tha ajo.

Kjo do të zgjidhte problemin, jo vetëm të atyre çifteve që nuk arrijnë në konceptojnë një fëmijë, por edhe të atyre shtatzënive që përfundojnë në muajt e parë. Duke i vëzhguar embrionët në laborator, shkencëtarët do mund të shohin problemin që shkakton ndërprerjen e shtatzënisë.

Prej 8 ditësh, studiuesit vëzhgojnë minjtë që kanë krijuar vetë, në laborator.

Si e krijuan?

Në mitër, një embrion ka nevojë për tre lloje qelizash burimore për t'u formuar: Njëra bëhet indi i trupit, tjetri qesja ku zhvillohet embrioni dhe e treta placenta që lidh nënën me fetusin.

Në laboratorin e Zernicka-Goetz, studiuesit izoluan tre llojet e qelizave staminale nga embrionet dhe i kultivuan ato në një enë për t'i bashkuar qelizat dhe për të inkurajuar lidhjet midis tyre.

Ditë pas dite, ata ishin në gjendje të shihnin grupin e qelizave të formuar në një strukturë gjithnjë e më komplekse, tha ajo.

Ka konsiderata etike dhe ligjore për t'u trajtuar përpara se të kalohet në embrionet sintetike njerëzore.