Një antibiotik që lufton superbakteret është krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Studiuesit amerikanë përdorën ndihmën e AI për të zhvilluar një antibiotik që do të përdoret në mënyrë efektive në trajtimin e superbakterit të njohur si “acinetobacter baumannii”.
Studiuesit raportuan se nëpërmjet modelit të AI, ata analizuan 6.680 komponentë që nuk i kishin hasur kurrë më parë.
Pas analizimit të 240 prej këtyre komponentëve në detaje, shkencëtarët njoftuan se kishin zbuluar 8 antibiotikë të rinj potencialë dhe një molekulë të re antibakteriale që formon “abaucin”.
Studiuesit që testuan këtë molekulë të re në minj të injektuar me superbaktere zbuluan se ajo e luftonte infeksionin.
Jonathan Stokes, anëtar i Fakultetit në Departamentin e Biokimisë dhe Shkencave Biomjekësore në Universitetin McMaster, tha se modeli në fjalë dëshmon rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e antibiotikëve.
Detajet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Chemical Biology”.