Shëndeti

Ndihem shkëlqyeshëm pas vaksinës! Ambasadorja Yuri Kim merr dozën e tretë kundër virusit COVID-19

Ndihem shkëlqyeshëm pas vaksinës! Ambasadorja Yuri Kim merr

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë vaksinën e tretë kundër virusit SARS-CoV-2 këtë të martë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ndihet shumë mirë pas dozës përforcuese të imunitetit ndaj virusit të rrezikshëm.

“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, theksoi Ambasadorja Kim.

View this post on Instagram

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Tiranapost.al