Shëndeti

Natalie Portman flet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied

Natalie Portman flet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Benjamin

Natalie Portman ka folur për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied, pas 12 vjetësh. Raportohet se ajo është ndarë me të vitin e kaluar. Në 30-vjetorin e revistës Vanity Fair, ku pozoi me Bradley Cooper, Pedro Pascal dhe Colman Domingo, ajo u ndal te çështja e ndarjes.Ajo u pyet se si ndihet për faktin që për martesën e saj po shkruhet kudo.

'Është tmerruese, dhe nuk kam dëshirë të kontribuoj në të,' i tha ajo gazetares teksa shtoi se nuk ishte shumë këndshme të bëhej kjo pyetje.

Natalie dhe Benjamin u martuan në vitin 2012 pasi u takuan në setin e filmit "Black Swan".