Shëndeti

Mutacionet më shqetësuese në 5 variantet në zhvillim të Covid-19

Mutacionet më shqetësuese në 5 variantet në zhvillim të

Kur koronavirusi SARS-CoV-2 nisi të përhapej dimrin e vitit të kaluar, shkencëtarët e dinin se ai ishte i keq. Por nga ana tjetër menduan se ishte i qëndrueshëm. Në përgjithësi, koronaviruset nuk ndryshojnë aq lehtë sa viruset që shkaktojnë gripin, hepatitin ose AIDS-in, kjo pjesërisht falë një sistemi molekular “korrigjues” që përdor SARS-CoV-2 dhe të ngjashmit e tij për të parandaluar përsëritjen e gabimeve gjenetike që e dëmtojnë atë.

Por studiuesit kishin vetëm pjesërisht të drejtë, pasi javët e fundit është vërtetuar se ai nuk është aq i qëndrueshëm. SARS-CoV-2 ka pësuar mutacione të vogla të rastësishme që kur kaloi nga kafshët tek njerëzit.

Ndërkohë muajt e fundit, janë vërejtur disa variante të reja të virusit origjinal, që duket se shkaktojnë ndryshime të mëdha në mënyrën e veprimit të patogjenit, përfshirë ndryshime në shkallën e infektivitetit të tij. Deri më tani, vaksinat e zhvilluara nga Moderna dhe Pfizer duket se funksionojnë kundër varianteve të reja, edhe pse Moderna ka nisur zhvillimin e një shtese përforcuese specifike për variantet e reja.

Gjithsesi, ekspertët thonë se meqenëse këto 2 vaksina janë më shumë se 90 për qind të efektshme, një rënie e lehtë e efektivitetit do t’i bënte ato ende të vlefshme për t’u përdorur, thonë ekspertët. Ja cilat janë 5 variantet më të spikatura të Covid-19:

Spanjë

Varianti 1:20A.EU1, B.1.177

Mutacioni i dukshëm: A222V

Varianti 20A.EU1, i identifikuar për herë të parë në Spanjë, përmban një mutacion të quajtur A222V në proteinën qëe rrethon nga jashtë virusin. Në testet laboratorike, antitrupat njerëzorë ishin pak më pak të efektshme në neutralizimin e viruseve me mutacionin A222V. Brenda disa muajsh, 20A.EU1 u bë varianti dominues në Evropë. Por epidemiologët nuk kanë gjetur ndonjë provë se ai është më i transmetueshëm se origjinali.

Britania e Madhe

Variant 2: 20I / 501Y.V1, VOC 202012/01, B.1.1.7

Mutacioni i dukshëm: N501Y

Shkencëtarët britanikë njoftuan në dhjetor se B.1.1.7 ishte të paktën 50 për qind më infektiv se sa varianti origjinal. Varianti B.1.1.7 përmban 17 mutacione, përfshirë disa në proteinën virale. Pavarësisht shqetësimeve fillestare, nuk ka pasur prova reale se varianti është më infektues tek fëmijët sesa origjinali, thotë mikrobiologjia e Universitetit të Kembrixhit Sheron Pikok. Si Pfizer ashtu edhe Moderna besojnë se vaksinat e tyre kundër COVID-19 do të funksionojnë edhe kundër B.1.1.7. Të dhënat e fundit nga Britania sugjerojnë se varianti mund të jetë më vdekjeprurës sesa origjinali, por analizat janë gjithsesi paraprake.

Afrika e Jugut

Variant 3: 20H/501Y.V2, B.1.351

Mutacione të dukshme:E484K, N501Y, K417N

Varianti B.1.351 u shfaq afërsisht në të njëjtën kohë me B.1.1.7, dhe u përhap me shpejtësi në Afrikën e Jugut për t’u bërë versioni dominues në atë vend. Por shkencëtarët janë më të shqetësuar për një mutacion tjetër të quajtur E484K, që po shfaqet në versionin e Afrikës së Jugut.

Ndryshimi gjenetik mund t`a ndihmojë virusin të shmangë sistemin imunitar të njeriut si dhe vaksinat anti-Covid. Në fund të këtij muaji studiuesit në Afrikën e Jugut, publikuan një studim paraprak, që tregon se një serum që përmban antitrupa nga pacientët e sëmurë me Covid-19, ishte dukshëm më pak efektiv në neutralizimin e këtij varianti. Gjithsesi, antitrupat në epruveta nuk janë e njëjta gjë si vaksinat tek njerëzit e vërtetë.

Brazili

Variant 4:B.1.1.28 , VOC202101/02, 20J/501Y.V3, P.1

Mutacione të dukshme: E484K, K417N/T, N501Y

Varianti 5:VUI202101/01, P.2

Mutacione të dukshme:E484K

Në janar studiuesit raportuan se kishin zbuluar dy variante të reja në Brazil, qëtë dy pasardhës të një varianti paraardhës të përbashkët. Nga të dy, studiuesit aktualisht janë më të shqetësuar për P.1. Ky variant përmban më shumë mutacione sesa P.2 (megjithëse të dy kanë E484K), dhe ai tashmë është parë në Japoni dhe vende të tjera.

Si Brazili ashtu edhe Afrika e Jugut, përjetuan shpërthime të mëdha të Covid-19 në vitin 2020. Dhe me kaq shumë njerëz të infektuar që krijojnë antitrupa kundër virusit, një version që mund të shmangë sistemin imunitar dhe të ri-infektojë një person që është shëruar, mund të ketë një avantazh të madh dhe më pas të bëhet më i përhapur në popullsi. bota.al