Shëndeti

Mund t'ia shtosh jetën mikut më të mirë, dhe jo në mënyrë figurative

Mund t'ia shtosh jetën mikut më të mirë, dhe jo në

Miqtë më të mirë duhet të jenë aty në situatat më të vështira. Është mirë ku ke dikë pranë të cilit mund të qash pa u kompleksuar, një shpatull në momente të dhimbshme dhe një vesh të mirë për tu dëgjuar, qoftë për një ndarje, streset në punë apo drama të tjera familjare. Këtë vërtetë që e bëjnë shokët e mirë por një studim i fundit ka theksuar se sa e rëndësishme është kjo lloj mbështetje dhe sesi e përmirëson jetëgjatësinë tonë.

Studimi i ri i botuar në revistën Jama Network Open ka treguar se të qenit i rrethuar nga miq dhe familjarë që të dëgjojnë në mënyrë aktive, dhe janë të vëmendshëm ndaj jush, ndihmon në ndërtimin e resiliencës kognitive.

E thënë thjesht, resiliencë kognitive do të thotë aftësi për të ruajtur mprehtësinë mendore ndërsa bëhemi të moshuar. Sëmundja e Alzheimerit apo çrregullime të tjera që ndikojnë në funksionimin trurit, proceset mendore dhe kujtesën lidhen shpesh me nivelin e ulët të resiliencës kognitive.

Kështu që herën tjetër: Nëse një mik të kërkon të dilni për të biseduar, sigurohu që ta dëgjosh me vëmendje, sepse kështu e ndihmon që të jetojë më gjatë. Të japësh këshilla ose përgjigje nuk është gjithmonë e nevojshme, mjafton të jesh aty.

Ky studim është veçanërisht i rëndësishëm pasi hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar metoda parandaluese për të luftuar Alzheimerin, të tilla si dieta të caktuara apo ushtrime të rregullta të trurit dhe jo aspekte të tjera apo kur theksohet roli i faktorëve të tjerë, siç është miqësia.

*Tiranapost.al