Shëndeti

Mund t'i keni larë gabim dhëmbët gjithë këto kohë: Çfarë duhet të bëni dhe jo

Mund t'i keni larë gabim dhëmbët gjithë këto

TikTok është aplikacioni që jo thjesht po argëton të rinj e të rritur, por po shërben edhe si platformë informimi. Një dentiste ka treguar përmes një videoje se shumica prej nesh kemi bërë gabim me shpëlarjen e gojës gjithë këtë kohë.

Anna Peterson këshillon që të mos përdoret shpëlarësi menjëherë pasi të lajmë dhëmbët, pasi në vend të mbrojtjes i prish dhëmbët. Dentistja britanike shpjegon se pasta e dhëmbëve ka 1450 pp fluor ndërsa shpëlarësi ka vetëm 220. Ky është një përqendrim shumë i ulët dhe nuk mjafton për të mbrotjur dhëmbët nga sheqernat në produktet që konsumojmë gjatë ditës: 'Pra kur lani dhëmbët dhe menjëherë pas saj shpëlani gojën apo bëni gargare me shpëlarësin, thjesht largoni përqendrimin e fluorit tek pasta e dhëmbëve duke i ekspozuar dhëmbët tek prishja e tyre'.

Dentistja sugjeron larjen e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të vaktit dhe të mos shpëlahet me ujë në procesin e dytë: 'Kujdes edhe me masën që përdorni, pasi duhet shumë pak'.

Çdo gjë që hamë përmban një lloj sheqeri që e bën gojën acidike dhe dhëmbët fillojnë të treten. Dhe nëse përdorni shpëlarësin mënjëherë praktikisht po përhapni acidin në dhëmb. Dhe kjo shkakton erozion të dhëmbëve. Për të mos rrezikuar këtë, do ishte mirë të lani dhëmbët.

Edhe stomatologia Mehy Lo Presti nga Kensington thotë se përdorimi i shpëlarjes së gojës menjëherë pas larjes së dhëmbëve nuk është mënyra më e mirë.

‘Nëse jeni duke përdorur pastë dhëmbësh me fluor, nuk duhet të përdorni larjen e gojës menjëherë pasi do ta largonte fluorin e përqendruar nga pasta. Përdorimi i shpëlarësit të gojës zakonisht nuk rekomandohet nëse nuk ka ndonjë arsye specifike për ta bërë si një post-operacion ose një paaftësi fizike për të larë dhëmbët. Dhëmbët duhet të lahen me furçe dhe nuk duhet as të shpëlani pastën me ujë, pasi duhet të mbani fluorin në gojë. Nëse doni një trajtim plus, 15 minuta para se të lani dhëmbët përdorni pak vaj kokosi. Ka disa përfitime që largon bakteret dhe infeksionet’.

*Artikulli i Metro përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.