Shëndeti

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie të shëndetshëm

Vetëm sepse ka ngjyrë jeshile, nuk do të thotë se nuk ka kalori!

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

Këshillat për Smoothiet shfaqen kudo, nga ata që merren me sport e tek ata që thjesht duan të ushqehen shëndetshëm. Është një perzierje e frutave dhe perimeve për të marrë përbërësit që i duhen trupit. Por a ndodh gjithmonë kështu? E sidomos me ato që blihen të gatshme? Jo! Dietologia amerikane përgjigjet për një pyetje që bëhet shpesh, dhe me këtë sqarim të gjithë do të dinë se si të mos rrezikojnë duke marrë më shumë kalori, duke filluar nga sasia e deri tek përbërësit.

Pyetje: A absorboj më shumë sheqer dhe kalori kur pi lëngje frutash dhe perimesh në formë Smoothie, në krahasim me thjesht ngrënien e tyre?

Përgjigje: Ka shumë mundësi që të përftoni më shumë kalori dhe sheqer kur pini Smoothie sesa kur thjesht hani fruta dhe perime, thotë Sarah B. Krieger dietologie amerikane. Ajo thekson se Smoothie-t konsiderohen si 'ajka' e shëndetit por mund të jetë një keqkuptim pasi çështja kryesore është sasia: Njerëzit shpesh konsumojnë Smoothie me 0.7 litër. Është shumë!

Edhe nëse e përgatisni në shtëpi, nëse përdorni vetëm fruta dhe perime pa përbërës të tjerë shtesë, mund ta pini brenda disa minutash, krahasuar me 15-20 minuta që do duheshin për t'i ngrënë si zakonisht. Dhe nëse pini shpesh smoothie, do të thotë konsumim më i tepërt i frutave dhe perimeve, pra ndryshe nga konsumi i zakonishëm.

Fibrat tek frutat veprojnë si një rrjetë për të ngadalësuar procesin me të cilin trupi shndërron sheqerin nga ushqimi në sheqer në gjak dhe megjithëse smoothie ende përmban fibra, ajo është pluhurizuar gjatë procesit të përzierjes. Si rezultat, ka të ngjarë të ndiheni më të uritur më shpejt pasi të keni pirë smoothie.

Dhe nëse po e blini, duhet të tregoni tepër kujdes. Smoothiet e përgatitura komercialisht dhe të blera në dyqan përmbajnë shpesh sheqer të shtuar, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë, pluhur proteinik që shpesh është i ëmbëlsuar, ose qumësht, kos, gjalpë arrash dhe përbërës të tjerë që i bëjnë më të shijshëm por gjithashtu rrisin sasinë e kalorive.

"Vetëm sepse ka ngjyrën jeshile nga gjethet nuk e bën atë me më pak kalori", thotë Krieger duke shtuar, "Ekziston një vijë e hollë midis një Smoothie dhe një Milkshake". Për shembull; Smoothie King's 20-ons Hulk Strawberry është bërë me akullore dhe gjalpë dhe përmban pothuajse 1.000 kalori.

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

Smoothiet e përgatitura komercialisht nuk përgatiten gjithmonë nga frutat.

"Baza e luleshtrydheve" tek Smoothie i Starbucks përbëhet nga pure e luleshtrydhes, koncentrat i lëngut të rrushit të bardhë, aromatizues natyral dhe ngjyrosës likopeni (përmban gjithashtu banane, akull, qumësht, fibra dhe pluhur proteinik); madhësia 16 ons (0.4 litër) ka plot 300 kalori.

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

NyTimes, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tirapost.al.

*Tiranaopost.al